E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, mesazh ngushëllimi për akademikun Druno

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, Maurice Druon. Në këtë mesazh kreu i qeverisë Berisha përmend vlerat e personalitetit të shquar të botës akademike dhe intelektuale të Francës, Maurice Druon dhe cilëson një lajm të tillë tepër të hidhur si për të edhe për kombin shqiptarë. Maurice Druon e deshi dhe e respektoi shumë kombin tim, ndaj edhe për mua që pata privilegjin të kem miqësinë e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët, është një pikëllim i thellë dhe një humbje e madhe.  Me vdekjen e Maurice Druon kombi dhe vendi juaj kanë humbur francezin e madh, intelektualin dhe qëndrestarin e pamposhtur që frymëzoi aq shumë bashkëkombësit e tij, në luftën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet, vijon mesazhi, nëpërmjet të cilit  kryeministri Berisha i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta presidentit Sarkozy, botës akademike dhe intelektuale franceze si dhe familjes së të ndjerit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›