E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare relacion konsultativ në Hagë, për pavarësinë e Kosovës

Qeveria shqiptare i ka dorëzuar një relacion Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, gjykatë që pritet të japë një mendim konsultativ mbi ligjshmërinë e shpalljes së Kosovës shtetet i pavarur. E premtja është caktuar si afat i fundit kur palët duhet të paraqesin deklaratat e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila duhet të jap një opinion lidhur me pavarësinë e Kosovës. Më tetë tetor të vitit të kaluar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë që Gjykata të japë një opinion mbi pavarësinë e Kosovës. Beogradi e ka cilësuar këtë si fitore diplomatike dhe shpreson të pengojë njohjet e mëtejshme të shtetit të ri. Relacioni i palës shqiptare, një mbështetëse e fortë e qëndrimit të Prishtinës zyrtare, mbështet ndër të tjera faktin se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm. Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha ka zbardhur pjesë të argumentimit zyrtar të diplomacisë shqiptare të parashtruar në relacion. Ministri Basha shprehet optimist dhe mbi atë se çfarë do të thotë në përfundim Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por në të gjitha rastet vlen të përmendet fakti se konkluzioni është veçse, një opinion këshillimor pa asnjë ndikim ligjor në vendimin për shpalljen e pavarësisë në 17 shkurt 2008. Dhënia e një opinioni nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi vendimin për shpalljen e pavarësisë u lexua nga disa ekspertë ndërkombëtarë si fitore e diplomacisë serbe. Gjithsesi, pavarësia e Kosovës është a pakthyeshme pavarësisht nga opinioni i Gjykatës së Drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›