PLL prezanton kandidatin në Fushë- Krujë
Partia Lëvizja e Legalitetit ka prezantuar përpara zgjedhësve të qytetit të Fushë-Krujës kandidatin e saj Enver Kaloshi. Pas pesë kandidatëve të tjerë që janë prezantuar më parë në qytetin e Durrësit dhe një kandidati të prezantuar në qytetin e Krujës, z. Kaloshi është kandidati i radhës që prezantohet për qarkun e Durrësit në të cilin PLL do të konkurrojë me 13 kandidatë.
Në fjalën e tij Spahiu tha se në zgjedhjet e 28 qershorit PLL do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat që lejon kodi zgjedhor dhe brenda koalicionit të djathtë do të konkurrojë me 140 kandidatët e saj në të gjitha qarqet e vendit. Spahiu i bëri thirrje jo vetëm legalistëve dhe simpatizantëve të PLL, por gjithë shqiptarëve që nuk janë të pajisur me dokumentet e identifikimit që të aplikojnë sa më shpejt për kartat e identitetit. Ndryshe nga Partia Socialiste që e trajton pajisjen e qytetarëve me karta identiteti si një detyrim që ka lidhje vetëm me procesin e votimit, Spahiu tha se pajisja e qytetarëve me dokumente identifikuese është një detyrim i tyri ligjor dhe me vlerë të përhershme të cilin ata duhet ta plotësojnë sa me shpejt që të jetë e mundur. Spahiu i bëri thirrje PS që të mos demotivojë qytetarët për tu pajisur me karta identiteti dhe shtoi se opozita duhet të konkurrojë me alternativa dhe jo të humbasë kohë me krijimin e alibive për humbjen e saj në zgjedhjet e 28 qershorit.