E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Berat kërkon votat për kandidatin e PR-së

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në vijim të turit para elektoral ka qenë pasditen e djeshme në qytetin e Beratit ku ka prezantuar kandidatin për deputet tashmë të deklaruar të kësaj partie për këtë qark, Astrit Veliaj. Mediu është takuar me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Republikane të qytetit të Beratit të cilëve u ka kërkuar votat për kandidatin Veliaj. Votat tuaja për kandidatin Astrit Veliaj janë votat për të risjell në pushtet të djathtët është shprehur në takimin e zhvilluar pasditen e së mërkurës në ambientet e pallatit të kulutës Margarita Tutulani, kryetari i PR-së Fatmir Mediu. Mediu ka pohuar përpara pjesëmarrësve se të gjithë duhet të jemi krenar për arritjet e qeverisjes katër vjeçare të së djathtës dhe ka kërkuar votat për të risjell në pushtet këtë koalicionin për të vazhduar reformat e nisura katër vjet më parë.  Në vitet 1990 ne ëndërronin që ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa dhe tashmë jemi krenar që vendi ynë është pjesë e NATO-s dhe po ecën përpara duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë, është shprehur ai. Ne treguam se si mund të mund të luftohet krimi, korrupsioni si ndërmerren reformat për të ecur përpara dhe si zhvillohet një ekonomi. Tashmë kemi përpara zgjedhjet e përgjithshme dhe ju ashtu si zgjedhësit në mbarë vendin duhet të votoni kandidatët e djathtë që të vazhdojmë të qeverisim së bashku me ju për të vazhduar rrugën e gjatë e të vështirë për zhvillimin e vendit, u shpreh Mediu. Në fjalën e tij kreu i republikanëve është ndalur dhe në programin e PS-së për fushatën elektorale prezantuar ditët e fundit nga Rama, program të cilin vetë Mediu e ka quajtur një demagogji. Më pas duke prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie për këtë qark Astrit Veliaj Mediu është shprehur se duke votuar kandidatin republikan ju i jepni qytetit tuaj përfaqësimin më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›