E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, mesazh vizual për agrarët e Xhuvelit



Kryeministri Berisha përmes një mesazhi vizual për agrarët, vlerësoi dje kontributin e vyer në këto 4 vjet të PAA-së për të ulur nivelin e ndotjes dhe për të përmirësuar mjedisin. Berisha gjatë përshëndetjes drejtuar PAA-së në hapjen e djeshme të fushatës elektorale, pohoi: “Kur jam njohur me programin e Partisë Agrare për “Mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit”, ka qenë një pasuri e çmuar e programit të kësaj mazhorance. Konstatoj me kënaqësi se krahasuar me 4 vite më parë, sot kemi një Shqipëri të standardeve të tjera mjedisore, kemi një Shqipëri e cila renditet ndër vendet më të lakmueshme të planetit për sa i përket pastërtisë së mjedisit”, - u shpreh kreu i ekzekutivit në mesazhin e tij vizual për PAA-në. Partia Agrare Ambientaliste garon në zgjedhjet e 28 qershorit me 140 kandidatë, me të cilët do të kërkojnë votën për të qeverisur me demokratët, me të cilët ka edhe një marrëveshje tjetër edhe në 4 vitet e ardhshme. Kreu i agrarëve drejtoi gjatë këtij mandati Ministrinë e Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave. Vetë kreu i tyre, Lufter Xhuveli, kryeson listën e kandidatëve të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›