Vasili: Tolerance zero kundër alkolit
Tolerance zero kundër alkolit në emer të shëndetit. Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë prezantimit të strategjisë së luftes kundër alkolit. Sipas kreut të Shëndetësisë, konsumimi i alkolit, po sjell probleme serioze për shoqerinë, prandaj nuk do ketë me asnjë tolerancë për pronarët e lokaleve të cilet u shërbejne alkol personave nën moshen 18- vjeçare.
Lufta kundër alkolit duhet të filloje nga familja, ka shtuar me tej Ministri Vasili i cili u ka bërë thirrje në rradhe të parë prindërve dhe mesuesve të edukojnë brezin e ri mbi efektet e dëmshme që sjell alkoli.
Duke iu referuar specialistëve të Shendetit Publik, 21 % e popullsisë konsumojnë alkol mbi normen e lejuar, rreth 2 % e tyre kane nevojë për ndihmë ndersa 14 % e tyre janë afër rezikut për alkolizim.