E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sot është koha më e vështirë për dijen

Kryetari i PS-së Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda ka zhvilluar sot një vizitë në shtëpinë e Kristo Frashërit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në vizitën e bërë në një prej emrave të shquar të letrave dhe historisë shqipe, kreu i opozitës theksoi se sot është koha më e vështirë për dijen.
 

“Varfëria më e madhe është e aspiratave. Sot është idhnuar dija me kamjen theksoi Rama duke shtuar më tej se kamja më e madhe është dija dhe sa më shumë të investohet për dijën aq më shumë kamje ka.
 

Ai gjithashtu theksoi se sot universitet shqiptare janë kthyer në fabrika diplomash pa vlerë ku mungon cilësia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›