E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha midis Botërorit e Kupës UEFA

 

Ndërsa sulmuesi Besart Berisha është duke u përgatitur me përfaqësuesen shqiptare për t’u përballur me Hungarinë e Portugalinë, Rozenborgu i tij do të njihet të martën me kundërshtarët e radhës në fazën e grupeve të Kupës UEFA. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ku ndodhet edhe selia e qeverisë europiane të futbollit. Janë 40 skuadra, të cilat do të ndahen në tetë grupe me pesë skuadra. Ekipet do të ndeshen vetëm një herë midis tyre. Çdo klub do të luajë dy herë në shtëpi e dy herë jashtë saj. Datat për ndeshjet e fazës së grupeve janë: 23 tetor, 6 e 27 nëntor, 3-4 e 17-18 dhjetor 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›