Ujkani bashkohet me Kombëtaren
Saimir Ujkani është bashkuar me Kombëtaren A. Portieri i Palermos në Serinë A dhe Shpresave të Shqipërisë do të zëvendësojë Ilion Likën, i cili ka probleme me muskujt e barkut e portieri i Terek Grozny, bëri të ditur se nuk mund të marrë pjesë. Tashmë, treshja e portierëve të thirrur për ndeshjet kundër Hungarisë e Portugalisë është Arjan Beqaj, Isli Hidi e Saimir Ujkani. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore ne tokën hungareze. Kuqezinjtë nën drejtimin e Ari Hanit kanë zhvilluar vrapime, ushtrime të lehta dhe atletikë. Stërvitja filloi në orën 18.00 dhe zgjati rreth 45 minuta.