Berisha, ndërtuesve: Rritni kapacitetet të fitoni tenderë
Asnjë firmë ndërtimi nuk do të mund të fitojë në tender për punë publike, në rast se nuk ka përfunduar të paktën 70 për qind të projektit që ka nisur më parë. Në muajin korrik-gusht shtohet vala e prokurimeve publike, kryesisht për rrugët, ndërsa firmat ndërtuese nisin strategjitë për të fituar sa më shumë në disa projekte njëherësh. Në dy vitet e fundit, kur buxheti për investimet kapitale është rritur ndjeshëm, interesimi i firmave private për të marrë pjesë në tenderë ishte tepër i lartë, aq sa edhe krijoheshin apostafat për të marrë pjesë në proces. Situata aktuale në disa akse rruge nuk paraqitet normale, duke detyruar qeverinë të rishikojë kriteret e vlerësimit për firmat ndërtuese. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri akuzoi hapur ato firma ndërtimi të cilat, edhe pse me mangësi në kapacitete punimesh, janë të përfshira si kontraktorë apo nënkontraktorë në projekte të punëve publike.
Kritikat e Kryeministrit
Qeveria vendosi dje që kompanitë e ndërtimit nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tender për punë publike, në rast se nuk kanë përfunduar 70 për qind të kontratës së mëparshme. Dy vite më parë, Këshilli i Ministrave rriti kufirin e pjesëmarrjes në tenderë të kompanive shqiptare për projekte me vlerë 10 milionë euro nga 1 milion që ishte. Edhe pse segmentet u ndanë me lote, duke u dhënë mundësi firmave private që të marrin pjesë në investime, sërish janë vërejtur probleme me zvarritjen e punimeve. Vetë Shoqata e Ndërtuesve është shprehur disa herë e shqetësuar për ekzistencën e disa firmave "fantazmë", të cilat kanë shtrirë duart në disa projekte rrugësh, pa pasur aftësinë teknike dhe financiare. Duke qenë se përgjegjësia për zvarritjen e punimeve i mbetet qeverisë, Berisha ndërmori një hap të guximshëm. "Ky vendim nuk synon ndëshkim, por një obligim të tyre për të investuar në të gjitha aspektet në kompanitë e tyre", tha Kryeministri. Duke përjashtuar segmentin Rrëshen-Kalimash, Rexhepaj-Kalimash dhe rrugën e Konispolit, të gjitha rrugët e tjera ndërtohen nga kompani shqiptare, si kontraktorë direkt ose si nënkontraktorë. "Kompanitë duhet të fuqizojnë kapacitetet, të blejnë makineri, të fuqizojnë stafet dhe të zmadhohen. Mund të duket si kufizim, por absolutisht nuk synon atë, përkundrazi", tha Berisha. Kryeministri mori si shembull rrugën Fushë-Krujë - Milot, që u nda në 8 lote. "Sërish e njëjta situatë, pasi çojnë dy fadroma në një vend, tre makineri në një vend tjetër. Kjo është e hidhur, sepse vendi ka nevojë për rrugët", tha ai.
Kriteret për tenderët
Për vitin 2009, qeveria ka vënë në dispozicion të punimeve publike rreth 1 miliard dollarë, ku gjysma prej tyre janë realizuar. Për muajt e mbetur pritet të nisë një proces i gjerë prokurimesh publike. Lidhur me këtë, në ligjin "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", u miratuan dje disa ndryshime. Kështu, firmat ndërtuese nuk mund të kualifikohen në tender, nëse janë fituese apo kanë në proces, në të njëjtën kohë, një investim sipas një kontrate të lidhur, në të njëjtin autoritet kontraktor, me vlerë të përbashkët ose të veçantë, që tejkalon 70% të kapacitetit që mban subjekti.
Kushtet për ndërtimin
"Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike, të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik, nëse janë fituese dhe/apo kanë në proces, në të njëjtën kohë, si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t‘u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik, në të njëjtin autoritet kontraktor, me vlerë të përbashkët ose të veçantë, që tejkalon 70 për qind të vlerës së kategorisë, që mban subjekti sipas lidhjes 4. Subjektet e licencuara kanë të drejtë të marrin pjesë/apo të shpallen fituese në prokurime publike, në të njëjtin autoritet kontraktor, brenda së njëjtës periudhë, deri në 70 për qind të vlerës së kategorisë së licencës të përcaktuar sipas lidhjes 4. Në kuptim të kësaj shkronje, fjala "periudhë" nënkupton kohëzgjatjen e investimit të kryer, sipas ligjit për prokurimin publik, nga çasti i shpalljes fitues deri në kolaudimin e objektit. APP-ja dhe autoritetet kontraktore, sipas ligjit për prokurimin publik, hartojnë dokumentet standarde të tenderit dhe dokumentet e tenderit në përputhje me këtë rregullore dhe garancitë e përcaktuara në rregullore me detyrimin që, kur verifikohet se subjekti përfshihet në investime, që tejkalojnë 70 për qind të kategorisë së licencuar sipas lidhjes 4, në autoritete kontraktore kontrata të shpallet absolutisht e pavlefshme, me detyrimin për njoftim për nisje të procedurës për heqje licence".