Kriza e Shqipërisë mund të vijë nga remitancat
Remitancat për vendet me të ardhura të ulëta si Shqipëria, pritet të pësojnë një rënie shumë të ndjeshme gjatë vitit 2009, si pasojë e rritjes së papunësisë në vendet e pasura, bën të ditur Banka Botërore në një studim të publikuar këtë javë. Në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë publikoi një studim tjetër, ku vëren një lidhje shumë të fortë mes nivelit të papunësisë në Itali e Greqi dhe prurjeve të parave nga emigrantët, në Shqipëri, duke paralajmëruar se rënia e remitancave mund të jetë më e fortë këtë vit.
"Ne parashikojmë rënie me 7 për qind të fluksit botëror të remitancave për këtë vit", deklaroi Banka Botërore.
"Vërehet një përputhje në kohë midis rritjes së normës së papunësisë në vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht në Greqi dhe në Itali, dhe rënies së dërgesave nga emigrantët", njoftoi Banka e Shqipërisë në deklaratën e saj mbi stabilitetin financiar.
"Duke qenë se ky fenomen varet nga zhvillimet e jashtme, gjatë vitit 2009 vëllimi i dërgesave pritet të jetë i paqëndrueshëm për sa kohë treguesit e punësimit dhe të të ardhurave në vendet e zhvilluara të jenë në rënie", vijon më tej deklarata.
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga remitancat arritën kulmin në vitin 2007, kur papunësia në Eurozonë qe më pak se 8 për qind. Por situata ndryshoi me shpejtësi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Gjatë vitit 2008, në Shqipëri hynë 833 milionë euro nga emigrantët, me rënie 12 për qind kundrejt vitit 2007. Tendenca vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të ardhurat nga emigrantët qenë 196 milionë euro për periudhën janar-mars, më të ulëtat të regjistruara që nga tremujori i dytë i vitit 2005. Rënia e të ardhurave nga emigrantët ndodh për herë të parë që nga koha kur vendi filloi të eksportojë krahë pune.
Papunësia në Eurozonë, ku shumica dërrmuese e emigrantëve shqiptarë jetojnë dhe punojnë, u rrit në 9.5 për qind të forcës së punës, niveli më i lartë i regjistruar në një dekadë. Parashikimi i Komisionit Europian është që papunësia mund të rritet deri në 11.5 për qind në vitin 2010, pra ende shumë vende pune pritet të mbyllen.
Varfërohen familjet rurale
Sipas studimeve të ndryshme, remitancat kanë qenë shkaku i vetëm i reduktimit të shpejtë të varfërisë në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit. Familjet që kanë emigrantë jashtë vendit dhe që marrin dërgesa prej tyre, zakonisht jetojnë në zona të varfra, kanë pak burime jetese dhe kanë pak ose aspak akses në treg.
Numri i familjeve që jetojnë në varfëri relative dhe ekstreme (përkatësisht familjet me të ardhura nën 2 dhe 1 dollarë në ditë për frymë), ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Në vitin 1998, 25 për qind e shqiptarëve jetonin në varfëri, ndërsa sot, jetojnë rreth 12.5 për qind. Emigrimi masiv dhe remitancat qenë shkaku kryesor i reduktimit të varfërisë, për shkak se numri i të punësuarve në vend ka qëndruar pothuajse i pandryshuar gjatë dekadës që lamë pas.
Remitancat nuk është se kanë ndihmuar thjesht familjet e varfra të zonave rurale. Mbi 800 milionë euro që kanë hyrë çdo vit në Shqipëri, janë konvertuar në importe, mjete pune, konsum i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend etj., duke i dhënë gjallëri të gjithë ekonomisë kombëtare. Sipas statistikave të Bankës Botërore, Shqipëria është një nga vendet me varësi më të madhe në të gjithë rruzullin nga remitancat. Të ardhurat nga emigrantët përbënin 13.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë në vitin 2008.
Rënia e të ardhurave nga emigrimi, për pasojë mund të krijojë një proces regresiv në standardet e jetesës së shqiptarëve. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare, veçanërisht gjysmës së popullatës që jeton në fshat, rrezikon të kthehet te toka dhe bagëtitë si burim kryesor i të ardhurave. Por kjo është vetëm njëra anë e problemit. Ana tjetër është se rritja e papunësisë në Europë mund t‘i shtyjë një pjesë të emigrantëve të kthehen të atdhe, gjë që do të thotë se përveç mungesës së të ardhurave, vendi do të ketë më shumë papunësi. Në këtë rast, kriza mund të kthehet në një kurth demografik, që mund të bllokojë rritjen ekonomike për një kohë të gjatë. Shumë ekspertë tani po mendojnë nëse kriza aktuale botërore do të dëmtojë ekonominë shqiptare për një periudhë të shkurtër, apo rrezikon ta bllokojë për një periudhë të gjatë. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri do të kthehet në normalitet në vitin 2011, por Banka Botërore parashikon se edhe në vitin 2011, rritja e PBB-së së Shqipërisë do të jetë jo më shumë se 3 për qind.
Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, kryesisht për shkak të remitancave, që kanë shërbyer si levë financiare për biznesin e vogël e të mesëm. Por ky burim rritjeje mund të mos ekzistojë më.
Shqipëria, një vend prodhues remitancash
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria nuk është më vetëm në listën e vendeve që merr remitanca, por edhe në listën e vendeve që dërgon. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e Bankës Botërore. Kështu, gjatë vitit 2008, nga Shqipëria u dërguan në vendet e tjera remitanca emigrantësh me vlerë 10 milionë dollarë, ndërsa që nga viti 2003, kur ky fenomen u shfaq për herë të parë, emigrantët e huaj që punojnë në Shqipëri kanë kthyer në shtëpi 62 milionë dollarë.
Në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, është krijuar një komunitet i vogël emigrantësh, kryesisht nga Kina dhe Turqia, të cilët punojnë përgjithësisht në aktivitete të vogla të tregtisë dhe shërbimeve.