Peshkaqen në bregdetin e Semanit
Plot 9 peshkaqenë janë kapur mëngjesin e së martës në brigjet e Semanit në Rrethin e Fierit. Pushuesit e këtij plazhi janë alarmuar pas gjetjes së këtyre peshkaqenëve, ndërkohë që peshkatarët e zonës tregojnë se është i dyti vit radhas që specie të tilla janë parë në brigjet që lagin Qarkun e Fierit nga deti Adriatik. Paraditja e së enjtes e ka gjetur bregdetin e Semanit në "siklet", si shkak nga shfaqja e peshkaqenëve. Për disa orë pushuesit që kishin zgjedhur këtë plazh nuk kanë hyrë për asnjë moment në ujë për t‘u larë. Frika si shkak i daljes së ndonjë peshkaqeni tjetër ka qenë shkaku i braktisjes për disa orë i plazhit të populluar. Normalizimi në këto brigje është bërë pas mesditës, kur pushues të tjerë që nuk ishin informuar për atë që kishte ndodhur, kanë hyrë të çliruar në det.
Të 9 peshkaqenët ishin në ngjyrë të bardhë. Ata ishin të gjatë afro 40 centimetra. Kanë qenë dy peshkatarë nga fshati Seman, ata që në rrjetat e tyre, së bashku me një sasi të madhe peshku, kanë peshkuar edhe peshkaqenët. Dallimin se bëhej fjalë për qenie të tilla e kanë bërë pas konstatimit të gjahut të tyre. Peshkaqenët janë marrë për t‘u konsumuar nga banorët e zonës, të cilët edhe pse të ngordhur, kanë pasur frikë që t‘i prekin.
Peshkatarët që kanë gjuajtur në rrjetat e tyre 9 peshkaqenët kanë treguar se vendi ku rrjetat i kanë kapur këta peshkaqenë është në grykëderdhjen e lumit Seman.
"Në ujërat e ëmbël të Vijës së Ngjalës dhe të Lumit Seman, ku këto dy rrjedha kapin ujërat e kripur të Semanit, atje i kemi peshkuar", kështu janë shprehur peshkatarët.
Është viti i dytë radhas që në brigjet detare të Qarkut të Fierit shfaqen qenie të tilla. Një vit më parë kanë qenë ujërat e brigjeve të Divjakës ato që janë përballur me koloni peshkaqenësh. Fatmirësisht për të dy vitet asnjë pushues nuk është sulmuar prej peshkaqenëve.