Fier, masa paraprake kundër gripit të derrave
Drejtoria e Shëndetit Parësor në Fier ka marrë masat e nevojshme për t‘i paraprirë çdo situate të mundshme të paraqitjes së rasteve me gripin e derrave. Sipas nëndrejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Parësor, Shpëtime Kalemaj, DSHP mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorinë e Spitalit të Fierit, qendrat shëndetësore dhe mjekun e familjes, për të diagnostikuar sipas kritereve të kërkuara çdo rast të prekjes nga viroza.
"Në bashkëpunim me spitalin e qytetit është ngritur një grup pune me mjekë të specializuar, janë përcaktuar ambientet rezervë, si dhe është bërë furnizimi me mjetet, medikamentet dhe bazën materiale të nevojshme për pacientët dhe personelin mjekësor të shërbimit për të përballuar çdo situatë", tha Kalemaj.
Që nga përhapja e këtij virusi në shumë shtete fqinje, Shqipëria punon në bazë të një strategjie për të parandaluar dhe përballuar çdo rast pandeminë e AH1N1. Nga rezultatet e këtyre javëve në Fier, të paktën zyrtarisht bluzat e bardha qetësojnë duke thënë se nuk është paraqitur asnjë rast që dyshohet se është prekur nga gripi i derrit. Ajo që deklarohet nga urgjencat e spitaleve dhe nga qendrat shëndetësore lidhet me rritjen e numrit të vizitave të prekura nga viroza e stinës. Mjekët e urgjencave dhe të qendrave shëndetësore, qofshin këto në qytet apo dhe në fshatra, deklarojnë gjithashtu se temperaturat e larta kanë shkaktuar fluks pacientësh në urgjencat e shërbimeve kryesore.