Mbërrijnë rrymat afrikane, temperaturat drejt 40° Celsius
I nxehti përvëlues afrikan që ka pushtuar Shqipërinë ka arritur majën. Katër ditët e fundit temperaturat në vend janë rritur dalëngadalë, ndërkohë që dy ditët e fundit termometri ka regjistruar temperaturën 38-39 gradë Celsius.
Vapa ka qenë mbytëse, ajri me lagështirë, dielli i nxehtë dhe asfalti i rrugëve djegës. Për më shumë, tregtarët e kondicionerëve, pajisjeve freskuese, kapelave, çadrave të diellit apo pijeve freskuese kanë pasur fitime të mëdha. Po ashtu edhe baret apo lokalet me kondicionerë kanë pasur më shumë xhiro se ditët e tjera. Mesdita e djeshme ka arritur kulmin dhe në rrugë veç punëtorëve e atyre që duhet të rendin pas punës apo përmbushjes së përgjegjësive, pjesa tjetër ishin të strehuar në hije. Temperatura të tilla do të vazhdojnë, ndërkohë që nuk mendohet të kemi reshje apo freskim të vërtetë të motit.
Sipas sinoptikanëve, do të kemi të njëjtat vlera temperaturash. Vetëm ditën e shtunë dhe të diel ato do të ulen me 1-2 gradë Celsius, ndërsa fillimi i javës së re do të jetë edhe më i nxehtë.
Parashikimi
Sipas institutit të parashikimeve, "Meteoalb", vala e të nxehtit afrikan që ka goditur prej 2-3 ditësh pellgun e Mesdheut, vetëm dje ka arritur në brigjet shqiptare. Kjo valë e vlerave termike të larta ka sjellë temperatura problematike në të gjithë territorin, ku maksimalja në rang vendi ka shënuar 37 gradë mesditën e së mërkurës në zonën jugperëndimore.
Dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish 2-3 gradë rritje të temperaturave, gjë e cila do të bëjë që maksimalja në rang vendi të shkojë deri në 39 gradë, apo në zona të veçanta të izoluara temperaturat e ajrit do të ngjiten edhe mbi këtë vlerë.
Gjatë fundjavës do të ketë një tërheqje të të nxehtit afrikan drejt perëndimit të Mesdheut, që do të shkaktojë një ulje të lehtë me 2 gradë të temperaturave në rajonin e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Por sërish i nxehti do të kthehet në fillimin e javës tjetër në të gjithë Mesdheun, përfshirë edhe Ballkanin. Që nga mesdita e së mërkurës deri të mërkurën e javës tjetër, temperaturat do të jenë mbi 30 gradë në 70% të territorit shqiptar. Duhet theksuar se këto vlera temperaturash janë të matura në hije, që do të thotë se në terrene të zbuluara këto vlera janë 5-6 gradë më të larta.
Virozat e stinës
Rritet fluksi i pacientëve në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Temperaturat e larta këto ditët e fundit kanë shtuar kërkesën për trajtim të pacientëve kronikë, të moshës së tretë dhe fëmijëve. Në Urgjencën e Pediatrisë janë paraqitur gjatë fundjavës rreth 200 pacientë të vegjël, me simptoma të stinës. Pasi kanë marrë ndihmën e duhur, si dhe këshillat përkatëse nga mjekët, pacientët janë larguar nga ambientet e spitalit. Po ashtu, në shërbimin e Infektivit janë paraqitur rreth 100 pacientë, ndërkohë që urgjenca e Kardiologjisë ka pritur nga 100 deri në 120 pacientë me shqetësime, të cilat të gjitha u "faturohen" temperaturave të larta.
Mjekët bëjnë apel që të tregohet kujdes me ushqimet që konsumohen, për të cilat blerësit duhet të sigurohen që janë të kontrolluara dhe të sigurta.
Këshillat e mjekëve për temperaturat
Konsumim i sa më shumë lëngjeve
Konsumim i 2 litrave ujë në ditë
Marrje e frutave dhe zarzavate
Kujdes të veçantë për fëmijët/ të moshuarit/ gratë shtatzëna/ të sëmurët kronikë
Evitim i lëvizjeve dhe aktiviteteve fizike intensive nga ora 11:00 deri në orën 16:00
Qëndrim në ambient të freskët
Banja të shpeshta me ujë të vakët
Shëtitje në ambiente me ajër të pastër
Mbajtje e një regjimi ushqyerje