Shitjet me lotari do të mbikëqyren si bixhozi
Vitet e fundit, stina e verës në vendin tonë shoqërohet me aktivitete promocionale dhe shitje me anë të lotarisë. Konkurrenca në treg detyron kompanitë e pijeve, celularëve etj., që të shtojnë ofertat e tyre për produkte të caktuara, me anë të lotarisë. Ky aktivitet deri tani kontrollohej plotësisht nga Ministria e Financave, pasi mungonte baza ligjore. Shumë shoqëri krijonin fitime shtesë duke shitur produkte dhe shërbime me lotari, por nuk tatoheshin si biznese lojërash fati. Tani rregullat do të ndryshojnë, duke i bërë më transparente si mënyrën e realizimit të lojës me lotarinë ashtu edhe fituesin.
Konkretisht, lojërat e fatit, promocionale, mund të organizohen nga organizatorët edhe duke e ofruar produktin falas ose me çmim, duke i dhënë klientit një kupon ose një biletë. Në këtë pikë, ministria sqaron se do të jetë e ndaluar shitja e produktit ose dhurimi i tij me kosto shtesë për klientin. Shpallja e fituesit do të bëhet në praninë e njërit prej përfaqësuesve të njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit.
Para se të kryhet lotaria, shoqëria private duhet të marrë autorizimin nga Ministria e Financave një muaj para procesit, me detyrim 200 mijë lekë. Pjesëmarrësit në lojë duhet të jenë persona të identifikueshëm (të paktën në çastin e marrjes së çmimit) nga organizatori i lojës. Për lojën promocionale me anë të mesazheve (sms), shoqëria duhet të deklarojë, jo vetëm për pjesëmarrësit në lojë, por edhe në rregulloren: koston e mesazhit, e cila nuk mund të kalojë vlerën 100 lekë me TVSH.
Për lojën promocionale me telefonata duhet të deklarojë jo vetëm për pjesëmarrësit në lojë, por edhe në rregulloren e lojës: koston e një telefonate, me ose pa TVSH, e cila nuk mund të jetë më e lartë se 200 (dyqind) lekë/telefonatë, pa TVSH; numrin ku duhet të dërgohet dhe operatorin që ofron shërbimin.
Në rast se organizatori e kryen ndarjen e çmimeve pa njoftuar drejtoritë përkatëse, subjektit i hiqet e drejta për autorizim, për një periudhë 3-vjeçare, pas përfundimit të afatit të autorizimit të lëshuar dhe organet tatimore kryejnë rivlerësimin e situatës së tij financiare, sipas ligjit "Për procedurat tatimore". Po ashtu, organizatori i lojës duhet të mbajë për një periudhë jo më pak se 6 vjet, të gjithë dokumentacionin për lojën promocionale të fatit (mënyrën e zhvillimit, numrin e pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve etj.)