E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndryshe, OK me PS për Drejtësinë

• “Imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ka ndryshuar dhe po ndryshon pozitivisht.Ky është përfundimi më i rëndësishëm që unë mund të sjell nga këto takime”, i sapokthyer nga Brukseli, Kryeministri Berisha paraqitet përpara medias me një fjalor të pazakontë. Jo aq për ndryshimin e vendit që, sipas tij, dy vjet më parë në Bruksel shkonte si Shqipëria e zotimeve, ishte kthyer në Shqipërinë e realizimeve, por më shumë për kujdesin me të cilin ai “ndau” tortën e meritave për këto realizime. Mbasi nuk u kurseu në lavde për qeverisjen e tij – reformat ekonomike e politike e në fushën e Forcave të Armatosura, lufta kundër korrupsionit, roli i Shqipërisë në rajon – ai për herë të parë përdori superlativa edhe për bashkëpunimin e maxhorancës me opozitën. “Kjo frymë bashkëpunimi për çështjet e integrimit duhet të jetë një kod i pandryshueshëm dhe afatgjatë midis forcave politike. Ky kod buron nga zotimet e tyre para shqiptarëve, se partitë e tyre do të bëjnë çdo përpjekje për të realizuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë kontekst, secila forcë politike është e detyruar që të përparësojë vendin, kombin, shoqërinë, para problemeve të veta”, tha ai në konferencën për shtyp. Dhe menjëherë më pas, një tjetër adresim i drejtpërdrejtë për opozitën: “Dua ta siguroj opozitën se ne jemi të vendosur për një bashkëpunim afatgjatë në të gjitha çështjet ku ajo e gjykon se përputhen me programin e saj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›