E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-polici seks me dy të miturat

• Ish-polici i Komisariatit të Korçës arrestohet me akuzën e trafikimit për prostitucion dhe shfrytëzimit seksual të dy vajzave të mitura të moshës 13 dhe 17 vjeçe.Dashamir Biçaku Haxhi Qelemini, 47 vjeç, banues në Korçë dhe ish-punonjës i policisë së këtij qyteti është arrestuar nga agjentët e Antitrafiqeve gjatë një aksioni policor në Tiranë. Ish-polici akuzohet se ka marrë nga Korça dy vajzat, motra mes tyre dhe i ka shfrytëzuar për të kryer marrëdhënie seksuale me to në një banesë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe sipas hetimeve i arrestuari po përgatiste momentin për t'i trafikuar vajzat për ushtrim prostitucioni në vendet e Bashkimit Evropian. Ish-efektivi i policisë është kapur në një shtëpi private në rrugën "Besa", tek ish-Frigoriferi, pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, bashkë me dy vajzat, e mitura, A.J, 13 vjeçe dhe J.O, 17 vjeçe. I dyshuari është arrestuar në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me vajzat, nga agjentët e policisë të cilët i kanë vënë prangat në mënyrë të rrufeshme ish-kolegut nga Korça duke e akuzuar atë për abuzimin me të miturat. Ai mësohet se u kishte premtuar vajzave se do t'i dërgonte në Belgjikë dhe Itali dhe për këtë iu kishte kërkuar që ta ndihmonin atë për të mbledhur paratë duke kryer marrëdhënie me klientë të ndryshëm në Tiranë. Ish-polici tashmë akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura dhe shfrytëzim të të miturave për qëllime prostitucioni. Arrestimi i ish-efektivit të policisë Haxhi Qelemini, ka shkaktuar dyshime tek hetuesit e antitrafikut në policinë e kryeqytetit se pas tij fshihej një rrjet i trafikimit të femrave dhe të të miturve për qëllime prostitucioni. Aksioni Mbrëmjen e së shtunës, agjentët e zyrës së Antitrafikut të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë hyrë në banesën private në rrugën "Besa", e cila ishte marrë me qira prej ish-policit korçar. Agjentët fillimisht kanë kapërcyer murin rrethues të banesës ku ndodheshin të strehuara dy vajzat e mitura nga Korça. Pas disa veprimeve taktike agjentët kanë mësuar dhomën ku ndodhej i dyshuari dhe kanë hyrë aty në mënyrë të befasishme. Sipas policisë 47-vjeçari është prangosur ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura. Madje agjentët pohojnë se i arrestuari ka qenë duke iu folur dy të miturave edhe për punët "e mira" që i prisnin ato pasi të mbërrinin në perëndim. "Do t'u çoj në Itali, ose në Belgjikë. Atje do t'u gjej punë dhe do të përfitoni para, do të rregulloheni dhe s'do të kini nevojë për asgjë". Këto fjalë sipas hetuesve, tregonin se vajzat ishin në fazën e rekrutimit me qëllim që më pas të trafikoheshin jashtë vendit nga ish-polici. Më parë ai kishte tentuar të trafikonte adoleshenten O.J, 17 vjeçe, me të cilën kishte kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale dhe e kishte shfrytëzuar me klientelë të "zgjedhur" në Tiranë. Më parë, vajza ishte larguar nga tutori i saj, por më pas ai kishte arritur ta rimerrte dhe këtë herë bashkë me një tjetër vajzë, por 4 vite më të vogël se ajo. "Unë jam president i një kompanie të madhe në Shqipëri dhe kam disa firma. Po kështu kam të punësuar edhe jashtë vendit", mësohet t'iu ketë thënë të miturave, ish-polici. Kjo për t'u bërë atyre sa më të besueshme dhe sa më të bukur ëndrrën e pritshme. Gjatë kësaj kohe në "mbrëmjet festive" që dyshohet se ishin organizuar nga korçari Qelemini, kishin marrë pjesë persona të ndryshëm. Ata kishin lënë edhe pagesën e nevojshme në xhepat e tutorit, ish-polic dhe kishin vijuar më tej festën me dy vajzat. Agjentët e Antitrafikut të policisë së kryeqytetit, kishin më tepër se një javë që kishin rënë në gjurmë të mbrëmjeve të organizuara nga i arrestuari. Pas verifikimeve operative, informacioni ka rezultuar i saktë. Menjëherë pas arrestimit të njeriut që kishte lënë radhët blu më tepër se 6 muaj më parë, hetuesit kanë pyetur të afërmit e vajzave. Ata nuk kishin bërë ndonjë kallëzim për largimin e të miturave nga shtëpia. Kur janë vënë përballë policisë të afërmit e vajzave nuk kanë hezituar të japin të dhëna dhe informacione në lidhje me largimin nga banesa të dy të miturave.DenoncimiPolicia e Tiranës menjëherë sapo ka rënë në gjurmë të veprimtarisë së ish-policit ka filluar hartimin e planit operacional për arrestimin e tij. Janë bërë verifikime në Policinë e Korçës dhe është mësuar se familjarët dhe të afërmit e dy vajzave të mitura që shfrytëzoheshin në Tiranë në pritje të trafikimit, nuk kishin bërë asnjë denoncim në polici për zhdukjen e vajzave. Grupi hetimor i kësaj çështje mësohet se është duke verifikuar edhe pozicionin e familjarëve të vajzave në këtë histori me qëllim plotësimin e dosjes penale me provat e nevojshme për akuzat e ngritura ndaj ish-efektivit të policisë së qytetit të Korçës. ZhdukjaVajzat që shfrytëzoheshin seksualisht nga ish-polici i Korçës mësohet se janë mbajtur prej tij në Tiranë prej më tepër se një jave. Sipas hetimeve të sektorit të antitrafiqeve në policinë e kryeqytetit rreth një javë më parë, pasi i kishte mashtruar duke u thënë se do t'u gjente punë ish-polici i kishte sjellë vajzat në Tiranë. Më pas ai i kishte dërguar ato në shtëpinë që kishte marrë me qira më parë dhe ishte kujdesur për organizimin e rrjetit të klientëve me qëllim që të arrinte edhe fitimet financiare për shlyerjen e qirasë së shtëpisë ku mësohet se kanë ndodhur edhe takimet e vajzave me persona të ndryshëm. Tri ditë më parë policia ra në gjurmë të ish-policit. "Një spiun tradhtoi ish-oficerin"TIRANE - Një person i vetëm ka qenë burimi i informacionit të marrë nga policia për aktivitetin e paligjshëm të ish-policit të Korçës. Ky person për të cilin nuk jepet asnjë element identifikues mësohet se kishte vënë në dijeni agjentët e policisë për vendndodhjen e banesës ku sipas tij, mbaheshin dhe shfrytëzoheshin seksualisht dy vajza të mitura. Policia nuk preferoi të saktësojë nëse informatori ishte bashkëpunëtor i agjentëve të saj, banor i zonës apo agjent i cili ka luajtur rolin e klientit të vajzave për të parë çfarë ndodhte realisht brenda në banesën e dyshuar. Megjithatë informatori mësohet se ka dhënë informacione të hollësishme rreth personit të dyshuar i cili më pas është mbajtur në vëzhgim nga sektori i antitrafikëve për gati tri ditë me radhë. Vetëm pasi policia ka gjetur prova për aktivitetin e ish-policit të Korçës, atëherë agjentët kanë vendosur të veprojnë duke hyrë forcërisht në banesë dhe duke arrestuar në kushtet e flagrancës 47-vjeçarin e akuzuar për abuzimin seksual dhe tentativën e trafikimit jashtë vendit të dy motrave të mitura. Ish-oficeri i arrestuar, u shkarkua pasi braktisi detyrën në policiTIRANE - Haxhi Qelemini, ish-efektiv i Drejtorisë së Policisë së Korçës është pushuar nga puna rreth dy vite më parë, nga krerët e policisë së qarkut, pas një kontrolli të organizuar për shërbimet e policisë në këtë drejtori. Vetë ish-drejtori i Policisë së Qarkut kryekomisar Shemsi Prençi, kishte mbërritur për të kontrolluar për punën që bëhej në sallën operative të drejtorisë së policisë. Prençi, gjatë kontrollit të kryer në sallën operative kishte vënë re se një prej efektivëve që duhej të ishte në krye të detyrës në fakt mungonte. Ishte pikërisht Haxhi Qelemini, në atë kohë 45 vjeç, i cili duhej të kryente shërbimin 24 orësh kishte braktisur vendin e punës. Kur Prençi ka vënë re mungesën e nënoficerit që kishte këtë detyrë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin nga detyra të tij si masë të parë disiplinore. Pas shqyrtimit të rastit, ish-drejtori i Policisë së Korçës Shemsi Prençi urdhëroi në mënyrë të menjëhershme largimin nga detyra të efektivit, që kryente rol drejtues në sallën operative për shërbimet në terren të policisë. Po kështu sipas burimeve edhe më parë ish-nënoficeri i Policisë së Korçës, ka pasur probleme dhe masa disiplinore që ishin falur. Sipas burimeve të policisë së qytetit të Korçës, polici tashmë i arrestuar, ka pasur probleme të tjera familjare, pasi ishte i divorcuar. d.b2 VJETmë parë pas një kontrolli të ushtruar në sallën operative të policisë së Korçës, ish-nënoficeri Haxhi Qelemini, është pezulluar nga detyra fillimisht dhe më pas është përjashtuar nga radhët e policisë6 DITEmë parë dy motrat e mitura janë marrë nga ish-polici në qytetin e Korçës dhe kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, pasi i arrestuari u kishte premtuar atyre t'u gjente punë jashtë Shqipërisë3 DITEmë parë në rrugë operative, shërbimet e policisë morën informacion për ngjarjen. Dosja i kaloi sektorit të antitrafiqeve pasi u mësua se ish-nënoficeri në fakt po tentonte trafikimin e vajzave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›