Pronarët nuk ftohen në Kushtetuese

08/04/2005 "Pronësi me Drejtësi" kërkon të marrë pjesë në seancën për rrëzimin e nenit 9, që flet për banesat
Të hënën merret në shqyrtim ankesa e qiramarrësve me vendim qeverie
Gjykata Kushtetuese nuk ka ftuar shoqatën e pronarëve në seancën për shqyrtimin e çështjes së ankesës së qiraxhinjve, që banojnë në apartamente me vendim qeverie. Burimet kanë bërë të ditur se në mbledhjen e datës 11 prill nuk janë lajmëruar që të marrin pjesë anëtarët e shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Ndaj, këta të fundit, kanë kërkuar që të jenë prezent në mbledhjen, ku Kushtetuesja do të shqyrtojë rrëzimin e nenit 9 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, ku thuhet se pas vitit të tretë nga hyrja në fuqi e tij, këta banorë duhet të paguajnë qiranë sipas vlerës së tregut, ose duhet të lirojnë apartamentet. Ankesa e qiraxhinjve konsiston në faktin se shteti duhet të japë zgjidhje për vendin e banimit të tyre, pasi në këto ambiente janë vendosur pikërisht prej tij. Nga ana tjetër, pronarët e banesave thonë se është i patolerueshëm fakti që atyre u është njohur e drejta e pronës, por nuk e kanë marrë ende. Ndaj dhe e kanë mbështetur nenin 9 të ligjit, pavarësisht se nuk presin që ai të zbatohet, për shkak se kjo çështje është shtyrë disa herë.
Deklarata
Në një prononcim për gazetën "Metropol", nënkryetari i shoqatës, Ahmet Sulstarova, tha se është e papranueshme që në një seancë të tillë, ku preken në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e pronarëve, ata nuk thërriten. Ndaj, ai theksoi se do të paraqesë në rrugë zyrtare një kërkesë në Kushtetuese për të qenë i ftuar në këtë takim. Burimet kanë bërë të ditur se vetëm sot do të ketë një sqarim të kësaj pike, pasi Kushtetuesja për këtë pikë ka kërkuar që të shikojë rregulloren e takimeve. Megjithatë, tashmë është sanksionuar se ditën e hënë paradite Kushtetuesja do të marrë në shqyrtim këtë çështje, ku do të marrë në pyetje banorët si dhe juristët e parlamentit, mbi ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Ligji
Në vendimin e Kuvendit për kthimin dhe kompensimin e pronave, theksohet se qeveria do të jetë përgjegjëse për të caktuar çmimin e qirasë së banesave të pronarëve ku janë vendosur persona të tretë, dy vitet e para nga hyrja në fuqi e ligjit. Në vitin e tretë, qiraja do të jetë sipas vlerës së tregut. Ndërsa me kalimin dhe të kësaj faze, banorët janë të detyruar që të pranojnë një kontratë të nënshkruar me pronarin e ndërtesës ose të lirojnë apartamentin.
Pezull ligji i pronave
Prej dy muajsh, Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar kërkesën e ish-pronarëve për shpalljen të padrejtë të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas tyre, është e padrejtë që shteti vendos afate për të drejtën që ka një pronar të kërkojë kompensimin. Gjithashtu, një tjetër ankesë është dhe për kufizimin e kthim-kompensimit të tokës bujqësore deri në 60 ha. Sipas tyre, kjo lë të nënkuptosh se asnjë në Shqipëri nuk do të ketë të drejtë të zotërojë më shumë se kjo hapësirë. Megjithatë, deri më tani, nuk është marrë një vendim, për këtë çështje, duke ngjallur dhe pakënaqësi ndërmjet pronarëve. Shoqata "Pronësi me Drejtësi", është shprehur që në rast se vendimi i Kushtetueses do të lërë në fuqi ligjin, ata do t'i drejtohen Gjykatës së Strasbugut.