Çifti Nano incident në Vatikan

08/04/2005 Kryeministri shqiptar është ulur në vendin e llogaritur për Presidentët e të gjithë shteteve
Zyra e shtypit: U respektua protokolli i përcaktuar më parë
Delegacioni shqiptar ka krijuar një incident gjatë ceremonisë mortore të Papa Gjon Palit II. Burimet kanë bërë të ditur se Kryeministri i Shqipërisë dhe bashkëshortja e tij janë ulur në rreshtin e parë të vendit të caktuar për krerët e shteteve. Prej protokollit të Vatikanit, ishte përcaktuar që kryeministrat të uleshin në rreshtat që vinin pas Presidentëve. Qëndrimi i kreut të qeverisë shqiptare ka sjellë një çoroditje të Presidentit të Algjerisë, i cili duhej të ishte ulur në vendin që kishte zënë Nano. Pas këtij konstatitimi ka reaguar personeli i protokollit të Vatikanit, që kanë sqaruar Nanon për këtë incident. Pas kësaj, Kryeministri ka ndjekur udhëzimet, duke u vendosur në vendin e përcaktuar për kryeministrat. Por Protokolli duket se nuk ka kursyer as bashkëshorten e Kryeministrit. Në ftesën zyrtare të Vatikanit nuk ishte llogaritur që Kryeministri i Shqipërisë të shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Ndaj burimet në delegacion kanë bërë të ditur se Xhoana Nanos i është kërkuar që të vendoset në një tjetër vend nga ai i llogaritur për krerët e shteteve. Megjithëkëtë delegacioni shqiptar ka qëndruar në vendet e llogaritura prej Vatikanit gjatë të gjithë ceremonisë. Berisha, Meidani dhe Nano përreth dy orë kanë qëndruar pranë, por këtë radhë pa shkëmbyer replika politike.
Vizita
Një javë para nisjes së vizitës në Vatikan, mes Presidencës dhe Kryeministrisë u zhvillua një luftë e ftohtë. Prej Kryeministrisë u ftuan drejtuesit e komuniteteve fetare, ndërsa nga Presidenti i Republikës u ftuan Sali Berisha dhe Rexhep Meidani. Megjithatë, duke u bazuar dhe në protokollin zyrtar të shtetit shqiptar, Kryeministri dhe Presidentët kanë udhëtuar në dy avionë të ndryshëm. Delegacioni i kryesuar nga Moisiu ka mbërritur dje paradite në Vatikan, ndërsa ai i Kryeministrit ka mbërritur të enjten në darkë. Vetëm të enjten paradite të pestë anëtarët e delegacionit janë bashkuar në ceremoninë mortore të Papa Gjon Palit.
Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka komentuar gjatë incidentin e ndodhur në sheshin "Shën Pjetër", mes Kryeministrit Nano dhe Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. "Ky incident ishte thjeshtë një turp i radhës për Kryeministrin Nano", tha Berisha. Kreu i PD-së tha se gjatë qëndrimit të tij në Vatikan ka pasur takim me një sërë personalitetesh botërore.
Kryeministria: Nuk kishte incidente
Zyra e Shtypit e Kryeministrit përgënjeshtroi lajmin e publikuar në lidhje me protokollin e ceremonisë së nderimit të Papa Gjon Pali II, si të pavërtetë dhe spekulativ. Në deklaratë thuhet se "në lidhje me një lajm të publikuar në mediat televizive, duke e quajtur atë të pavërtetë dhe spekulativ, sqarojmë se pjesëmarrja e Kryeministrit në delegacionin shtetëror, të kryesuar nga Presidenti i Republikës, që përfaqësonte Shqipërinë në ceremoninë e përcjelljes me nderime të Papa Gjon Palit II ishte krejtësisht në përputhje me Protokollin e Shtetit dhe Selisë së Shenjtë. Kryeministri, me këtë rast, falenderon gjithashtu drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri që pranuan ftesën e tij dhe bashkëpunuan për të qenë të pranishëm, në ceremoninë e nderimit të Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II". Në këtë mënyrë, zyra e shtypit hedh poshtë incidentin në lidhje me vendin ku është ulur Kryeministri gjatë ceremonisë mortore. Madje, është sqaruar se Nano ka qëndruar në krah të Kancelarit gjerman Shrëder.