E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaçi flet për zyrën e BE në veri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur hapjen e zyrës së re të Bashkësisë Evropiane në veri të vendit.Këtë vendim,kreu i qeverisë,e ka quajtur si një mundësi për krijimin e një klime më të mirë për funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve në tri komunat e veriut.

"Hapja e zyrës së BE-së në veri, është një sinjal i mirë i mbështetjes së angazhimit tonë shtetëror, integrues, në kuptimi territorial edhe gjithë qytetar... Jemi duke punuar bashkërisht edhe me ICO-në dhe mekanizmat tjerë të Bashkësisë Ndërkombëtare për sundimin e Ligjit, për formimin e komunës së re në Veri të Mitrovicës, për krijimin e mundësive të reja a po më të mira dhe demokratike për organizimin e zgjedhjeve e 3 komunave në veri të Kosovës", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Thaci nuk ka dhënë një datë të saktë përsa i përket riformatimit të qeverisë. "Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Një afirmim i tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen pasi që mund të them se jemi në agjendën më të rëndësishme në vendim marrjen e jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin qeverisjes së mirë, për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë", tha Thaci.

Cështja e formatimit të Qeverisë së Kosovës,është artikuluar menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Gjilanit por,përveç disa njoftimeve në mediat kosovare,ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga krerët e partive të koalicion qeverisës PDK-LDK,për emrat e ministrave që mund të jenë të përfshirë në këto ndryshime.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›