E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Bruksel, takon liderët europianë

Kryeministri Sali Berisha udhëtoi dje drejt Brukselit për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Partive Popullore Europiane. Gjatë vizitës në Bruksel, kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, u takua me Kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov. Kryeministri Borisov e uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe rikonfirmimin në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe e siguroi për përkrahjen e plotë dhe mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe procesin e liberalizimit të vizave. Duke iu referuar njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrit Berisha, thuhet se Bullgaria do të jetë një mbështetje e fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Në takim u rikonfirmua angazhimi dhe vendosmëria e të dyja qeverive për të thelluar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në veçanti në fushën ekonomike dhe në inkurajimin e investitorëve bullgarë për të investuar në Shqipëri dhe për të shfrytëzuar me sukses potencialet që vendi ynë ofron. Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i KiE-së, Fredrik Reinfeldt, Presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso, dhe liderët europianë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›