Punonjësit e naftës, në ndjekje penale
Administrata tatimore ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Fierit denoncimet përkatëse për 38 punonjës dhe drejtues të dy rafinerive të vendit, asaj të Ballshit, ku prodhohet diesel dhe benzinë dhe asaj të Fierit ku prodhohen nënprodukte të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga kancelaria e prokurorisë së rrethit.
Mes punonjësve të paditur janë jo vetëm naftëtarët që protestuan dhe nuk lejuan inspektorët e tatimeve për të vendosur shiritin e bllokimit, por edhe drejtues të lartë të dy uzinave, përfshi edhe drejtorin kryesor. Gjithashtu për ndjekje penale janë çuar edhe policët privatë të kompanisë "Armo". 6 policë që ruajnë objektet e kompanisë "Armo" do të përballen me hetimet e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Fier.
Burime nga kjo e fundit deklarojnë për gazetën "Shqip" se akuza e ngritur ndaj të gjithë punonjësve të kompanisë "Armo" është ajo e shkatërrimit të vulave dhe shenjave tatimore, si dhe pengim të një punonjësi të administratës në kryerjen e punës së tij.
Por, për policët privatë që nuk i lejuan tatimorët që të vendosnin shiritin e bllokimit, rëndon edhe një akuzë më shumë, e cila është ajo e kundërshtimit dhe kanosjes së punonjësit në shërbim publik.
Gjithashtu burime nga Prokuroria e Fierit dëshmojnë për gazetën "Shqip" se ende nuk ka nisur zyrtarisht hetimi për të paditurit. "Pas depozitimit të padive do të merret në shqyrtim nëse është regjistruar vepër penale. Prokuroria ende nuk e ka nisur këtë proces, por do të verifikojë gjithçka që ka lidhje me këtë ngjarje" thonë zyrtarë të kancelarisë së Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Fier.
Nga dega rajonale e tatim-taksave mësohet se me dhjetëra prova materiale janë depozituar së bashku me paditë. Madje, mes provave materiale bëjnë pjesë edhe materiale filmike, ku është regjistruar i gjithë incidenti i aksionit tatimor.
Ndërkohë që autobotet e bllokuar një ditë më parë nuk i kanë ndalur drejtuesit e dy uzinave të naftës që të vijojnë punën dhe transportin e lëndës së parë dhe produkteve të tjera drejt pikave të shitjes. Edhe gjatë të enjtes, në të dy uzinat, si në atë të përpunimit të naftës në Fier dhe në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ka vijuar normalisht puna. Mendohet që të shtunën, të dyja uzinat të mbyllen përfundimisht, me qëllim respektimin e vendimit të drejtorisë së tatimeve.