E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjaft!" kundër marrëveshjes me Greqinë

Lëvizja "Mjaft!" protestoi dje në sheshin "Skënderbej" për marrëveshjen e ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një deklaratë për shtyp, organizatorët e protestës u shprehën se kjo është qeveri e paaftë për të vënë në plan të parë interesat e shqiptarëve dhe të mirëqenies së tyre, por që ka treguar aftësi në përmbushjen e interesave të fqinjëve tanë.

"Lëvizja Mjaft! shpreh indinjatën ndaj marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për ndryshimin e kufijve ujorë. Mjaft! beson se mungesa e transparencës mbi këtë ujdi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të vendit fqinj hedh dyshime të forta mbi bazat e këtij transaksioni politik dhe lëshimeve që mund të kenë ndodhur nga pala shqiptare", thuhet në këtë deklaratë. Sipas "Mjaft!"-it, dukshëm Shqipëria në këtë marrëveshje ka negociuar nga pozita e më të dobëtit dhe nuk ka kërkuar diçka të qenësishme në këmbim. "Por edhe nëse diçka është kërkuar, përsëri publiku mbetet në errësirë të çdo detaji shtesë të bisedimeve", përfundon deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›