Kastriot Robo, ambasadori i Shqipërisë në Spanjë
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Spanjë, Kastriot Robo, ka raportuar dje përpara Komisionit të Jashtëm në selinë e kryesisë së Kuvendit. Ai veçoi tre objektivat më të rëndësishëm të misionit të tij diplomatik në Spanjë. Liberalizimi i vizave, integrimi në BE dhe marrëveshjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Spanjës janë tre nga detyrat më të rëndësishme ku do të përqendrohet puna e ambasadorit tonë të ri në Spanjë. "Prioritet i punës do të jetë liberalizimi i vizave dhe forcimi i marrëdhënieve me Spanjën në fushën ekonomike, por edhe fusha të tjera", tha ambasadori Robo. Spanja është vendi që do të ketë presidencën e radhës së BE-së për periudhën janar-qershor 2010. Kjo ka qenë një ndër arsyet pse Shqipëria dërgon në Spanjë ish-shefin e protokollit të Ministrisë së Jashtme, Kastriot Robo, i cili përveç punës së diplomatit, do të marrë përsipër edhe eksperiencën e fituar në Ministrinë e Jashtme. Në këtë mënyrë, Shqipëria po u paraprin të gjitha lëvizjeve që e presin në rrugën e vështirë të integrimit në Bashkimin Europian. Pas Suedisë, do të jetë Spanja ajo që do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian. "Duke qenë se Spanja është një monarki parlamentare, atje mundësitë për diplomacinë parlamentare janë optimale. Në atë aspekt do punoj, që lidhjet me komisionet e politikës së jashtme dhe komisione të tjera të Parlamentit spanjoll të jenë sa më optimale", tha Robo. Përzgjedhja e tij është bërë duke pasur parasysh profesionalizmin e lartë, integritetin dhe suksesin që ka pasur gjatë detyrave të mëparshme. Një tjetër aspekt ku diplomacia shqiptare do të pozicionohet është rritja e imazhit të Shqipërisë në Spanjë. "Këto 20 vite kanë qenë vite progresi dhe reformash. Një vlerësim maksimal i Spanjës ishte ai i çmimit të princit të Asturias për Kadarenë, i cili nuk ishte vetëm për Kadarenë si shkrimtar, por për gjithë Shqipërinë, çka ndikon në rritjen e imazhit pozitiv të
Shqipërisë", tha Robo në Komisionin e Jashtëm. Pavarësia e Kosovës është një tjetër çështje ku diplomati shqiptar në Spanjë do të fokusojë forcat. Theksi i diplomacisë shqiptare në Spanjë është edhe bashkëpunimi ekonomik. "Për momentin, nivelet e shkëmbimeve me Spanjën janë rreth 40 milionë euro. Nga të dhënat e 2007-ës, importet zënë vendin kryesor, por dhe eksportet", tha ai. Sipas Robos, bizneset spanjolle në energjetikë janë interesuar për të investuar në vend. Një fushë për potenciale të mëdha në bashkëpunim me Spanjën është dhe turizmi. "Nuk është e rastit që selia e organizatës botërore të turizmit është në Madrid. Ka projekte bashkëpunimi në këtë fushë. Si vend mesdhetar, kemi gjëra të përbashkëta me Spanjën, siç është bujqësia", tha ai.
E.Ajazi