Diskutime për raportin e progresit
Komisioni i Integrimit mori në shqyrtim ditën e djeshme progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Ministrat e linjës kërkuan në këtë komision diskutimin e raportit, ndarjen e detyrave dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve të kërkuara nga faktori ndërkombëtar. Përpos kabinetit "Berisha‘, edhe komisionet parlamentare kanë nisur jo vetëm të lexojnë me lupë në dorë progres-raportin, por edhe të zbatojnë dhe të përmbushin një sërë kërkesash të cilat ishin parashtruar në progres-raportin e KE-së për Shqipërinë. Qeveria ka marrë një sërë vendimesh kohët e fundit, të cilat lidheshin ngushtë me detyrat e shtëpisë që KE-ja i ka lënë Shqipërisë për integrimin. Miratimi i strategjisë së komunitetin rom dhe egjiptian në mbledhjen e qeverisë, por edhe një sërë projektligjesh, siç ishte ai për Kodin Penal të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, apo ai për dokumentet elektronike, kanë treguar se qeveria i ka përqendruar forcat tek integrimi, marrja e statusit të vendit kandidat dhe liberalizimi i vizave për shqiptarët. Të gjithë ministrat e kabinetit "Berisha" e kanë marrë progres-raportin si një axhendë pune për muajt në vazhdim.