“QUATUOR DIOTIMA”, Koncert në TOB në ditën ndërkombëtare të muzikës

Kuarteti francez i Harqeve “Quatuor Diotima", në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, në 21 Qershor, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me një koncert me muzikë bashkëkohore si dhe pjesë të ndryshme nga muzika klasike dhe romantike e kompozitorëve të njohur botërorë si Hayden, Beethoven, Schuman, Brahms, Dvorak, etj. “Quatuor Diotima” është krijuar në vitin 1996 prej katër muzikantëve të diplomuar në Konservatorin e Parisit dhe Lionit. 21 Qershori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Muzikës prej vitit 1985. Fillimisht kjo festë ka lindur në Francë me moton “Bëni Muzikë”. Më tej, prej vitit 1985, u deklarua si festë në mbarë Europën dhe më vonë në mbarë botën. Në Shqipëri kjo ditë ka filluar të përkujtohet prej vitit 2001 me një sërë aktivitetesh të ndryshme. Dita Ndërkombëtare e Muzikës përkon dhe me ditën e parë të stinës së verës, ku dielli ka kulmin e qendrimit të tij dhe dhuron kështu në 21 qershor ditën më të gjatë të vitit.
...