Basha: Media e Ramës po manipulon. Brenda një viti pa viza në vendet e BE-së

Ministri i jashtëm Lulzim Basha është shprehur sot në një deklaratë të detyruar, se shumë media shqiptare të kontrolluara nga Edi Rama apo të tjerë njerëz të lidhur nga zingjirët e tij, por flasin prej ditësh në mënyrë krejt manipulative në lidhje me liberalizimin e vizave. Sipas Bashës shqiptarët që ndodhen në Shqipëri brenda një viti do të lëvizin të lirë dhe pa vizave brenda të gjitha vendeve të BE. "Dje Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian hodhi një hap madhor drejt përmbylljes së procesit të heqjes së vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përmbushjes së dëshirës të qytetarëve tanë për të lëvizur të lirë dhe pa viza në Europë. Këshilli përshëndeti progresin e qartë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në realizimin e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit mbi liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Komisionin Europian që të paraqesë sa më parë një propozim, me qëllim që në rastin më të mirë, deri nga fundi i vitit 2009, të realizohet një regjim pa viza me ato vende që do të kenë plotësuar të gjitha standardet. Për këtë arsye, Këshilli përshëndeti përparimin e arritur deri tani dhe u bëri thirrje vendeve në rajon që të përshpejtojnë dhe zbatojnë reformat për realizimin së shpejti të standardeve të nevojshme. Deklarata e djeshme e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian rikonfirmon qartësisht dhe bindshëm, se Shqipëria po përparon me shpejtësi drejt objektivit madhor të Qeverisë Berisha: heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda 12 muajve. Për shqiptarët anembanë vendit dhe të afërmit tanë në emigracion, që mezi presin rënien e murit të fundit ndarës me Europën, ky është një lajm i shumëpritur dhe një ëndërr që po bëhet realitet. Njëkohësisht, ky është një vlerësim i reformave të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe një inkurajim i madh për t’i përshpejtuar dhe zbatuar ato plotësisht" tha Basha ndër të tjera ministri Basha.
...