Nxirren nga rrënojat e pallatit të shembur, trupat e pajetë të dy grave dhe i një fëmije

Janë gjetur dhe nxjerrë dje nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Gjirokastër, trupat e pajetë, të dy grave dhe një fëmije, të dekalruara të humbura që prej ditës së dielë. Kërkimet për gjetjen e trupave të tre personave nën rrënojat e pallatit të shembur rinisën mëngjesin edjeshëm, rreht rows 08.15. Kërkimet u ndërprenë rreth orës 02.00, të mëngjesit të djeshëm. Fillimisht nën rrënojau gjet trupi i pajetë i Parashqevi Zoto, 65 vjeç. Trupi i saj u gjet në anën perendimore të pallatit, në krah të qytetit të Gjirokastrës. Rreth medisëts së djeshme, policia dhe forcat e kërkimit në Gjirokastër gjetën edhe trupin e pajetë të 35-vjeçares Valbona Dalanit. Ndërsa rrreth dy orë më pas, u gjet edhe trupi i pajetë i vajzës 12-vjeçare të Valbonës. Trupi i pajetë i Anxhela Dalani u gjend fare pak metra pranë trupit të të ëmës Valbona Dalani. Pas shembjes së pallatit mesditën e një dite më parë, sipas të dhënave zyrtare, policia dhe forcat e repartit zjarrfikës evakuuan në një kohë rekord 12 banorë që kishin mbetur të izoluar në pallat në pjesën e padëmtuar, pasi dalja e pallatit ishte shembur. Të njëjtat forca nxorrën nga rrënojat 3 shtetas, 2 prej të cilëve të lënduar lehtë dhe 1 në gjendje më të rëndë. ...