E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Lejet e ndërtimit në Gjirokatër në duart e një pakice firmash

Pas kërkesës së deputetit Gnec Ruli, Parlamenti 1 minutë heshtje në nderim të 3 viktimave të tragjedisë

Deputeti i Gjirokastrës Genc Ruli, njëkohësisht Ministri i Ekonomisë kërkoi ndëshkimin më të ashpër të përgjegjësve të tragjedisë. Ai ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje për tre viktimat e ditës së djeshme që mbetën nën rrënojat e pallatit 5-katësh që u shemb ngaqë në themelet e tij ndërtohej një pallat tjetër. “Banorët ishin ankuar disa herë dhe kishin protestuar për të mos lejuar ndërtimin e pallatit në themelet e pallatit të tyre , por protesta e tyre u neglizhua dhe ndërtimet vazhduan derisa ngjarja u kthye në një tragjedi”, tha Ruli, duke shtuar se pas tragjedisë së fundjavës së kaluar kanë qenë me dhjetra qytetarë të tjerë të Gjirokastrës që kanë ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet pa kriter në themelet e banesave të tyre. “Lejet e ndërtimit të dhëna pa kriter me qëllim shfrytëzimin e çdo centimetri tokë, po lejojnë ndodhjen e tragjedive”, tha Ruli.
Sipas ministrit, shqetësues është fakti që situata e Gjirokastrës nuk është e vetmja, pasi sipas tij janë me dhjetra raste të njëjta në të gjithë Shqipërinë. Deputeti demokrat vijoi më tej duke theksuar se në mbledhjen e fundit të KKRT- së së Gjirokastrës ka pasur kundërshtime nga specialistë lidhur me lejen e dhënë firmës që po punonte në themelet e pallatit që dje u shemb, ndonëse kundërshtimet nuk u morrën parasysh. “Specialistët kanë ngritur shqetësimin për paaftësisë gjeologjike të tokës dhe për rrezikun që ajo sillte për banorët e pallatit ekzistues. Fjala e tyre nuk u dëgjua dhe tragjedia ndodhi. E rëndësishme është që të evitohen tragjeditë e tjera. Janë 2-3 firma që kanë marrë mbi 70 % të lejeve të ndërtimit në qytetin e Gjirokastrës”, deklaroi Genc Ruli. Ndërkaq, ai i është drejtuar kryeprokurores Rama që ta investigojnë thellë këtë ngjarje, e të vendosë para përgjegjësisë autorët duke shtuar se kjo duhet të shërbejë edhe si precedencë që të mos ndodhin vdekje të tjera. “I kërkoj kryebashkiakut ti lehtësojë rrugën prokurorisë për të ivnestiguar këtë rast. Ne si deputet kemi shumë për të bërë, për të rregulluar ligjet para se të ndodhin gjërat e tragjeditë”, përfundoi Ruli.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›