E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastritët, ultimatum Bimes të japë dorëheqjen dhe të paraqitet në prokurori

Banorët denconojnë kryebashkiakun e Gjirokastrës dhe i kërkojnë atij dorëheqjen e menjëhershme, për të lehtësuar hetimin e mëtejshëm të aferës korruptive nga organet e drejtësisë. Vetëm një ditë kohë, para se sheshet të mbushen nga banorët që me protesta që s’kërkojnë shpagim, por vetëm vendosjen e drejtësisë dhe lehtësimin e dhimbjes për familjet e viktimave

Leja e ndërtimit të palaltit që shkaktoi tragjedinë, afishohet në qytet si provë denoncuese
Qyteti i Gjirokastrës, është mbushur dje me faksimile të lejes së dnërtimit, të dhënë për pallatin e ri, ndërtimi i të cilit, shkaktoi shembjen e një tjetri në këtë qytet.
Leja e ndërtimit, për mënyrën e zgjedhur për publikimin e saj, ishte një denoncim për kryetarin e bashksië së Gjiroakstrës Flamur Bime, i cili kishte ënnshkruar këte leje, jo më larg se muaji qershor i këtij viti.
Leja e ndërimit, e fimrosur nga kryebashkiaku Bime, mbante datën 13 qershor 2008.
Ndëkrohë, mësohet se, lidhur me ditën e mbledhjes së KRRT-së, kur edhe ëhstë mitratuar kjo leje ndërimit, ka pasur shumë debate, nga anëtarët, kur, dhënien e kësja leje dnërtimi e kanë kundërshtuar forcërisht, edhe tre ekspertë të fushës së ndërtimeve. Duket mendimi i tyre nuk është marrë parasysh, për deri sa, pasojat e dhënies së kësaj leje, ishin të rënda, kur ëprpos njëpallati të shembur, janë edhe 15 familje pa strehë, si edhe tri viktima.
Sjellja e Falmur Bimes, kryetari të bshkisë së Gjirokastrës, nuk është pritur mirë ëpr këtë leje ndërimi. Ndërsa forc atë dnryshme politike, dhe banorë të shumtë kanë kërkuar dorëheqjen e tij, është parlajmëruar që sot, në qytetin e Gjirokastrës, të zhvillohet një protetsë, kundë rvendimeve arbitrare dhe mospërfillëse të abshkisë së Gjirokastrës, pasojat e të cilave kanë qenë të rënda.
Mësohet se në këtë protestë do t’i kërkohet edhe dorëheqja kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës.
Lidhur me kërkesën për dorëheqje, vetë kryebashkiaku Bime, mësohet të jetë shprehur mbrëmë se, “më duket e turpshme kërkesa e bërë për largimin tim nga detyra, për vetë faktin se unë sikurse dihet, në pozicionin që kam si kryetar bashkie, nuk kam imunitet. Duke mos pasur imunitet, unë nuk i pengoj organet e drejtësisë që të hetojnë mbi ngjarjen dhe mbi akuzat që më atribuohen”, u shpreh Bime.

Edi Paloka: Flamur Bime, përgjegjës për tragjedinë e rëndë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Bime, si përgjegjësin kryesor të ngjarjes së rëndë që mori tre jetë njerëzish dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale, duke lënë të pastrehë disa familje. Deputeti Paloka, tha se, opozita, si rallë herë i është shmangur kësaj ngjarjeje dhe nuk kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, apo edhe ndjekjen penale të tij, si shkaktar i ngjarjes. “Prisja që dikush nga ju, t’i kërkonte dorëheqjen kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, apo ky nuk duhet të japë dorëheqjen se është i Partisë Socialiste? Prisja që dikush nga ju kërkojë hapjen e çështjes penale për këtë zotërinë, apo për këta nuk hapen çështje penale, nuk arrestohen se këta janë të Partisë Socialiste?”, tha Paloka. Sipas tij, ndodhi kjo tragjedi sepse u ndërtua një pallat mbi korrupsionin dhe pastaj u dha një tjetër leje, ku po aty, ndërtohej një tjetër pallat korrupsioni. “Ky është skandali i vërtetë, kjo është tragjedia e vërtetë, që ka si pikënisje korrupsionin. Prita pa qëllim që çfarë do të thonin mediat dhe opozita, për këtë rast, por fatkeqësisht, po ato media që edhe zogjtë e Kosta Trebickës kishin numëruar me shpresë, se diku aty do të dilte Sali Berisha vrasës, në këtë rast, ndërsa mbrëmë dhe sot flisnin për pakujdesi njërëzore. Edhe më i turpshëm ishte reagimi i drejtuesit të G99-s”, u shpreh deputeti demokrat Edi Paloka.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›