Pirro Çako nuk shkon në gjykatë për t u pajtuar
Autori i Lajmit: red.
Kërkohet Pirro Çako. Në Shqipëri duket se nuk është… Nejse, një foto sërish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish ua sjellim neve. E kemi thënë, fanset nuk po e lënë rehat, ndërsa dje në Gjykatën e Tiranës këngëtari është shpallur “ëanted”. Arsyeja? Dje ka nisur procesi i divorcit të çiftit Çako e Mula. Seanca e parë, kur gjykata i lë mundësi çiftit për pajtim është shtyrë për shkak të mungesës së Piro Çakos. Në gjyq është paraqitur vetëm avokati i zgjedhur nga kërkuesja Inva Mula, i cili i ka kërkuar gjykatës njoftimin e palës tjetër për në seancënn e radhës. Sokol Çomo, avokati i Invës ka ngjitur shkallët e gjykatës në mesditën e djeshme rreth orës 14:00. Gjyqtarja Elona Gjoka, gjatë prezencës së palëve ka prezantuar përfaqsuesin e Mulës, Sokol Çomo dhe ka deklaruar hapjen e procesit. Gjyqtarja Gjoka ka deklaruar gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, se do të njoftohet edhe pala tjetër për të qenë prezente në seancën e radhës.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009