Berisha në Kongresin e Partisë së Shirakut
30/11/2004 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë së Zhak Shirakut, në Francë. Kryedemokrati, i shoqëruar dhe nga një pjesë e anëtarëve të kryesisë së PD-së, me ftesë të UMP-së, Partisë Bashkimi për Lëvizjen Popullore, të Francës, prej disa ditësh është thirrur për të marrë pjesë në kongresin e kësaj partie. UMP-ja është një koalicion i partive të djathta franceze, koalicion ky që udhëhiqet nga partia e Presidentit Zhak Shirak, fituese e zgjedhjeve të fundit në Francë. UMP-ja është një nga partitë kryesore të Partive Popullore Evropiane. Burimet kanë bërë të ditur se në vizitën disaditore, Berisha ka planifikuar një sërë takimesh me personalitete të Francës si dhe të kryetarëve të disa partive në Evropë, që janë të ftuar në zhvillimet e këtij kongresi.