Tryeza e aleatëve, afati i fundit 7 dhjetori
30/11/2004 Aleatët e Partisë Socialiste kanë shprehur shqetësimin e tyre se tryeza e parashikuar për këtë javë të "Koalicionit për Integrim" do të shtyhet për në një tjetër javë. Burimet kanë bërë të ditur se që në kërkesën e parë të PS-së, data është lënë evazive. Kështu, nga data 1 deri më 7 dhjetor, aleatët e Partisë Socialiste do të jenë në pritje të ftesës për tryezë. Në këtë takim do të diskutohet për platforma konkrete të ndryshimeve në qeveri, si dhe për marrëdhënie të reja në bashkëpunimin parlamentar dhe të koalicionit për fushatën zgjedhore të verës së vitit 2005. Megjithatë, afati i deklaruar së fundi është brenda kushteve të vendosura nga aleatët e vegjël të socialistëve. PSD, PAD dhe PAA kanë kërkuar nga Nano që të deklarojë ndryshimet në qeveri brenda datës 15 dhjetor. Në rast se ky kusht nuk do të plotësohet, atëherë rrezikohet që të bllokohet Buxheti i Shtetit. Megjithatë, më skeptiku ka qenë kreu i PDS-së, Paskal Milo. Ai është shprehur se socialistët nuk kanë dhënë asnjë datë për këtë takim. Madje, është shprehur dhe shqetësimi për dështimin e kësaj tryeze të parashikuar.
Përplasja
Ndërsa aleatët e PS-së në "Koalicionin për Integrim" kanë kërcënuar me votën kundër Buxhetit, socialistët janë shprehur se bashkëpunimi nuk mund të veprojë si i tillë me presione apo ultimatume. Ndërsa janë hedhur dhe zërat se rrëzimi i Buxhetit nuk do të thotë asgjë. Kjo për vetë faktin se Kushtetuta e Shqipërisë parashikon me veprimin e Buxhetit njëmujor në rast se drafti i parashikimit të shpenzimeve qeveritare për një vit të tërë, nuk miratohet në Kuvend. Megjithatë, dhe pas këtyre reagimeve, krerët e socialistëve kanë pranuar të ulen në një tryezë me aleatët për të shikuar ndryshimet në qeveri. Por, duket se për këtë më parë do të zhvillohen analizat e të gjitha ministrive, për të parë se cili dikaster nuk ka plotësuar kontratën e nënshkruar në votimin e qeverisë.
Analizat
Në një deklaratë të disa ditëve më parë, kryesocialisti Fatos Nano si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, kanë deklaruar se vetëm pas analizave të gjashtëmujorit të dytë do të mund të shihet se cili dikaster nuk ka plotësuar detyrimet. Në këtë mënyrë është deklaruar se pas muajit janar do të shihet mundësia e
përfshirjes së aleatëve në qeveri. Për vetë faktin se analizat zhvillohen në fillim të vitit. Por, aleatët e PS-së kanë theksuar se kjo është kërkesë për të shtyrë afatet kohore, dhe se socialistët do të kushtëzojnë me kërkesën për bashkëpunim në koalicionin zgjedhor, duke shmangur përfundimisht ndryshimet e emrave të ministrave.
Gjinushi
"Ndryshimet në qeveri janë një mesazh i vendosjes së marrëdhënieve më të drejta mes aleatëve të "Koalicionit për Integrim". Vendosja e raporteve të reja mes aleatëve duhet të bëhet brenda 15 dhjetorit", kjo ka qenë dhe kërkesa e përsëritur kohët e fundit nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi.
Milo
"Tryeza e partive të majta e kryesuar nga Partia Socialiste duhet të vihen në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe të marrëdhenieve mes aleatëve të 'Koalicionit për Integrim'", ka theksuar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Ndërsa ai shprehet skeptik për qëndrimet e aleatëve në arritjen e konsensusit.
Xhuveli
"Qendrimi i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë ai që është shprehur kohët e fundit. Do të kërkojmë përmirësime në marrëdhëniet e "Koalicionit për Integrim" dhe përmirësim të qeverisjes". Lufter Xhuveli thekson se votat e partisë së tij nuk do të rrezikojnë buxhetin e shtetit për 2005.