“Kemi kursyer dietat për të shtruar rrugët”. INTERVISTE/Flet nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Edi Sinoimeri
30/11/2004 GJIROKASTËR
Pas afro një vit punë, nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, bën një përmbledhje dhe analizë të punës së këtij institucioni gjatë kësaj pjese të mandatit. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Edi Sinoimeri, tregon vështirësitë që u ndeshën në fillim të mandatit, kapërcimi i tyre, si dhe për disa projekte të zbatuara dhe të tjerë që presin të realizohen. Pjesë e deklarimeve të nënkryetarit Sinoimeri, janë edhe përgatitjet për festimet e fundvitit, nga ana e pushtetit lokal në Gjirokastër.
Çfarë problemesh keni ndeshur si drejtues bashkie, gjatë kësaj pjese të mandatit tuaj?
Pas mëse një viti të mandatit, mund të them se që në ditët e para të tij u përballëm me një sërë problemesh të mbartura në vite dhe që kërkonin zgjidhje. Fillimisht u morëm me riorganizimin e stafit të bashkisë për të gjetur njerëzit e duhur dhe për t’i dhënë ritmin e duhur kërkesave problematike për komunitetin. Përgjegjësia e treguar në këtë periudhë kohore bëri që dhe ndryshimet të ishin të dukshme dhe në kohë. Sfidat e para, që ne u përballëm, qenë pastrimi i qytetit, ndriçimi, uji i pijshëm, kanalet e ujërave të bardha dhe të zeza, gjelbërimi etj.
Si paraqitet situata në lidhje me projektet e që vinin në Këshillin Bashkiak për restaurimin e rrugëve dhe pjesëve të tjera të qytetit?
Për sa u përket investimeve publike, mund t’ju komunikojë se Gjirokastra është kthyer në një kantier ndërtimi të vërtetë. Kanë përfunduar punimet e rrugës Cfakë, me kosto 24 milionë lekë, rruga Zinxhira 8 milionë lekë, rruga Manalat-Dunavat 12 milionë lekë, rruga para Universitetit 7 milionë lekë, ndriçimi i qytetit 3 milionë lekë, Blloku i Furrave, rruga para shkollës “Koto Hoxhi”, rruga përballë me tregun etj. Në proces e sipër janë punimet në rrugën Granicë, Kodra e Shtufit dhe pika turistike e Viroit, si dhe investime në monumentet e kulturës. Pjesë e investimeve publike në të ardhmen janë edhe riparimet e disa pjesëve të rrugëve kryesore me kalldrëm, restaurim i kompleksit karakteristik të Pazarit, Kalaja e Qytetit etj. Një nga prioritet tona kryesore është investimi 1.5 milionë dollarë në rrugën kryesore “18 Shtatori” e cila është në fazën e parë të kryerjes së punimeve me vlerë 60 milionë lekë. Vlen për t’u theksuar se shumë nga këto investime janë nga të ardhurat tona. Kjo është mundësuar nga një politikë fiskale vendore gjithmonë e në rritje, nga limitimi i shpenzimeve, sikurse janë dietat, dritat, telefonat, karburantet etj.
Jemi në prag të festimeve të fundvitit dhe pritet një fluks i madh prej emigrantëve. ǒmasa po ndërmerr bashkia për të krijuar një atmosferë sa më festive.
Nisur nga sugjerimet e specialistëve dhe të mendimeve të tyre për sa i përket vizionit të qytetit, bashkia e Gjirokastrës ka patur një gjallërim të jetës kulturore. Për festat e fundvitit, Bashkia e Gjirokastrës ka marrë të gjitha masat për organizimin me sukses të festimeve, të cilat, përveç dekorit festiv të qytetit, do të pasohen nga shumë aktivitete, përmbajtjen e të cilave po e lëmë surprizë.
Të dhëna
Rrugës Cfakë
24 milionë lekë
Rruga Zinxhira
8 milionë lekë
Rruga Manalat-Dunavat
12 milionë lekë
Rruga tek Universiteti
7 milionë lekë
Ndriçimi i qytetit
3 milionë lekë