Ulmar Kvik,legjendat shqiptare ne boten nordike
30/11/2004
Ulmar Kvik
Legjendat shqiptare në botën nordike
Historia dhe legjendat befasuese shqiptare i paraqiten botës nordike nga historiani suedez Ulmar Kvik, me botimin “Më shumë heroizëm se sa grurë”; personazhi i Konicës gjendet në Suedi; Kvik pohon se Kosova është Shqipëria e dytë
“Më shumë heroizëm se sa grurë” është një botim i ri suedez, një libër prezantues për shqiptarët në botën nordike. Autori është Ulmar Kvik (Ullmar Qvick), që për herë të parë e ka njoftuar librin në revistën “Drita” të komunitetit shqiptar në Trelleborg, që drejtohet nga shkrimtari Shefki Oseku.
Libri është pasqyrë historike, por që mbart një natyrë të veçantë për nga karakteri i vështrimit që Kvik i ka bërë shqiptarëve.
Legjendat aq pikante shqiptare e kanë grishur historianin të ndalet për të shpjeguar më mirë natyrën dhe psikologjinë e shqiptarëve. Për këtë i është referuar këngëve legjendare, duke e shtyrë natyrën e ftohtë të suedezëve drejt miteve më të rralla të Ballkanit. Legjenda e Rozafës, Kostandini dhe Doruntina, këngët e Gjergj Elez Alisë, të Mujit dhe të Halilit etj... ka qenë një mrekulli për Kvik, përmes të cilave ai është shpjeguar se kërkonte të njihej karakteri dhe historia e popullit më të vjetër shqiptar në të kaluarën. “Mendoj se libri i Ulmar Kvikut është një vepër që ai e ka punuar me një përkushtim të veçantë, vepër e cila edhe nga lexuesi më i pavëmendshëm mund të hetohet se është një punë tepër e madhe, që është e nevojshme për ta sajuar një vepër të tillë”, ka thënë Shefki Oseku, kryeredaktori i “Dritës”, në një intervistë për Radio Stokholmin.
Libri fillon që nga Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, duke i bërë dhe një paradë të albanologëve të ndryshëm të huaj, që dhanë për çështjen e historisë dhe gjuhësisë shqiptare si: Pederseni, Majeri, Jokli, Nopça, Tumani etj. Mentaliteti, traditat dhe kultura shqiptare e parë dhe në ngjarjet politiko-historike, hynë ndoshta për herë të parë me aq thellësi në kulturën nordike, duke gjetur dhe rrethanat të njëjta, të çuditshme edhe me suedezët.
Kjo, ngase ky libër është bërë me shumë dashuri nga Kvik, por që ka në thelb realitetin historik mbi të cilin është mbështetur autori.
“Kam parë te Ulmari, për shembull, raportet shqiptare dhe jahudite, shqiptarët dhe suedezët, pastaj se si Faik Konica e ka vendosur ‘Doktor gjilpërën’ këtu, në Suedi, edhe ky, sipas hulumtimeve të bëra nga Ulmari, shihet qartë se asnjëherë ndoshta s´ka qenë në Suedi, por ka pasur aq invencion dhe aq kulturë për Suedinë, saqë vërtet personazhi i tij shkon nga një qytet në qytetin tjetër, ndonëse ky, Faik Konica, asnjëherë s’ka shkelur me këmbë në këtë vend nordik”, thotë Oseku.
Në fund të librit, Kvik hidhet në kohën e sotme të shqiptarëve, duke folur për shkrimtarët dhe jetën e shqiptarëve në tokën suedeze në tre dekadat e fundit.
Përgatiti: V.Murati
Konica me “Doktor gjilpërën” në Suedi
Ulmar Kvik e kishte pasur në mendje, por që nuk mund të rrinte pa e përmendur në veprën e tij, se Faik Konica pa qenë asnjëherë në Suedi, shkroi veprën “Doktor gjilpëra” si të ishte në Suedi. Kvik tregon se ka hulumtuar mjaft mbi raportet e shqiptarëve me suedezët, duke dalë në një konkluzion të qartë, se personazhi i Konicës është nga Suedia. Këtë e mbështet në faktet, në vendet nëpër të cilat ka shkelur personazhi i Konicës në Suedi. Autori suedez përmend pak i habitur se si ka mundur ky shkrimtar shqiptar të përshkruaj dhe të shëtisë personazhin e tij nëpër një shtet që nuk e njeh. Çudia ka qëndruar tek ekzaktësia e të dhënave dhe përshkrimeve që përngjasin tamam me Suedinë.
Kvik: Kosova, Shqipëria e dytë
Shqipëria e dytë! Ulmar Kvik pa asnjë farë ngurrimi në librin e tij thotë me bindje të plotë, madje dhe duke e përshkruar, se Kosova është si Shqipëri e dytë. Për herë të parë ky emër tingëllon pak disi i mahnitshëm. Autorit i duhet ta risjellë historinë e përbashkët, duke u nisur që nga Konferenca e Londrës deri në ditët e sotme. Një detaj që përdor Kvik është dhe lëvizja e mjaft emigrantëve shqiptarë nga Suedia drejt Kosovës, për të luftuar për liri. “Në qoftë se është shkruar një libër me një dashamirësi të veçantë për shqiptarët, atëherë, ky libër, mund të thuhet pa mëdyshje se është pikërisht vepra më dashamirëse për shqiptarët, me një frymëzim të veçantë. Një njeri, i cili ia ka përkushtuar tërë jetën kombit, kulturës, popullit shqiptar, në përgjithësi. Ulmar Kviku është një humanist dhe humanistët u krijojne kësi borxhesh gjeneratave që vijnë”, është shprehur shkrimtari Oseku për radion e Stokholmit në lidhje me këtë botim të ri.
“Çlirimi” nxjerr kujtimet e Enverit në trotuar
Një dekadë duket pak për ata që kaluan 50 vite të diktaturës, duke u “ushqyer” me librat dhe veprat që shkroi Enver Hoxha.
Tezgat ambulante, qese të shtruar nëpër trotuare në ditën festive të çlirimit të Shqipërisë, ishin mjaft kurioze.
Duke u “adaptuar” me kërkesat e ditës dje, këta tregtarë të vegjël të librave të vjetër kanë gërmuar magazinat, duke ngjallur veprat e ish-udhëheqësit të shqiptarëve.
“Hrushovianët”, “Titistët”, “Vitet e vegjëlisë” dhe disa nga veprat e fundit serialë të Enverit, ato me kopertinë vishnje, kishin mbushur trotuaret e kryeqytetit.
Sidomos, këto libra janë ekspozuar për t’u shitur në vendet më të dukshme të trotuareve, por dhe me një farë hezitimi pa rënë fort në sy.
Kështu në një nga pikat e përhershme, në trotuaret e “Ushtarit të Panjohur”, kërshëria kishte ndalur nja dy vetë, që pyesnin më tepër për çmimet.
Jo shumë të shtrenjtë, rreth 200 lekë apo 300 sipas trashësisë, “tregtari” i librave të trotuarit thotë se librat i ka marrë enkas për ditën e festës.
“Ka shumë të apasionuar pas veprave të Enverit, kam pasur kërkesa në ditët e tjera, ndaj mendova që sot t’i nxjerr në shitje. Nuk ka shumë kërkesa, por shoh që njerëzit i marrin në duar dhe janë kuriozë t’i shfletojnë”, thotë një tregtar te nëntëkatëshet.
Kurse në urën që pret për nga rruga e Elbasanit, ai që shet libra tregon se kishte shitur dy kopje nga libri i Enverit “Kujtimet e vegjëlisë”. Mosha e blerësve ka qenë ca e thyer, thotë “tregtari”, duke shtuar se veteranët i kishin marrë këto libra për të shtyrë ditën, por dhe njëkohësisht për t’u çmallur me udhëheqësin e tyre.
V.M
Gjirokastra, fituese e fest-polifonisë
Grupi i Gjirokastrës fitoi çmimin e parë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Polifonisë, që përfundoi të premten në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Çmimin e dytë të këtij aktiviteti e merituan grupet polifonike të Gramshit dhe Vranishtit.
Festivali Folklorik Kombëtar i Polifonisë nisi të enjten në mbrëmje në mjediset e pallatit të kulturës "Labëria". Në edicionin e katërt të tij morën pjesë 14 grupe konkurrente nga
treva të ndryshme të vendit, si dhe 8 grupe të tjera të ftuar, që përfaqësonin shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mes konkurrentëve përfshiheshin grupet e Gjirokastrës, Delvinës, Mallakastrës, Himarës, Fierit, Skraparit, Ladorishtit
(Maqedoni) etj., ndërkohë që tek të ftuarit veçoheshin grupet e Ulqinit (Mali i Zi) dhe Klinës (Kosovë), që vinin për herë të parë në Vlorë. Aktiviteti mori trajtat e një minifestivali mbarëkombëtar. Festivali Folklorik Kombëtar i Polifonisë u financua nga bashkia e Vlorës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.