E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon policia:Morëm në mbrojtje zonën e UNESKO-s

30/11/2004  Që në nisjen e këtij debati, pala shqiptare ka theksuar se ndërhyrja është konform ligjit dhe të konventave ndërkombëtare. Madje, në këtë rast është marrë në mbrojtje të plotë një zonë e mbrojtur nga UNESKO. Në një prononcim të një muaji më parë, kreu i Policisë Ndërtimore, Mark Nikolli, tha se “ligji parashikon që në zonat me rëndësi të veçantë të mos lejohen ndërtime. Nuk është kryqi i “Krishtit”, por është betonarme. Në zonën e Butrintit, Policia Ndërtimore ka prishur 11 ndërtime me konstruksion betonarmeje dhe ky është një prej rasteve. Është një zonë që të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe ta mbrojmë për vetë vlerat kulturore, historike dhe ambientale që ka. Përveç të tjerave, ajo është zonë nën mbrojtjen e UNESKO-s dhe për të është i interesuar dhe një lord anglez. Zonat si Butrinti nuk janë të shumta në Shqipëri dhe ne duhet t’i mbrojmë. A do të lejonin grekët që në Akropol të ngrihej një kryq pa leje, dhe për më tepër betonarmeje. M’u bë një kërkesë nga Qendra Arkeologjike e Butrintit për prishjen e këtij ndërtimi dhe unë e ekzekutova. Nuk ka asnjë tendencë për të nëpërkëmbur simbolet fetare. Nuk është asnjë veprim kaotik i Policisë Ndërtimore, por janë zbatuar të gjitha procedurat për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët e Xarës, nëse duan të ngrejnë një kryq, t’i nënshtrohen të gjitha procedurave ligjore për ngritjen e tij”, tha drejtori i Policisë Ndërtimore, Mark Nikolli. Ndërkohë që drejtori i Parkut të Butrintit,

Auron Tare, tha se në atë kohë argumenti i vendosjes së kryqit ishin besimtarët. "Ne folëm me priftin dhe i treguam ligjin, duke shpjeguar dhe faktin se për kishat ka ca rregulla, që vetë kisha i ka caktuar, kryqi duhet të jetë mbi çati me përmasa të caktuara që duhen zbatuar. Ai na tha se nuk do ta bënte, por kur u kthyem nga Tirana, pamë që ai ishte bërë, kishte përfunduar", tha Tare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›