Greket, Ndëshkoni Shqipërinë për shembjen e Kryqit
30/11/2004 Agjencia greke e lajmeve "Maqedoia" ka bërë të ditur se europarlamentarët grekë kanë rikthyer dhe një herë në vëmendjen e Komisionit Evropian çështjen e prishjes së një kryqi në kodrën e varrezave romake në Xarrë, të Sarandës. Sipas lajmit të botuar në këtë agjenci, deputetët e djathtë, Janis Varviciotis dhe Kosti Koxidhoqi, kanë kërkuar nga Komisioni Ervopian të ndëshkojë Shqipërinë për këtë veprim, duke e cilësuar shkelje e të drejtave të minoriteteve. Por komisionerët e BE-së kanë preferuar të tregohen më të matur në këtë çështje. Kjo jo vetëm nga fakti se dhe një muaj më parë, është ngritur i njëjti debat, por dhe për shkakun se kryqi ortodoks është ngritur në një kodër me vlera të larta historike dhe arkeologjike. "Jemi në dijeni që policia shqiptare shkatërroi një kryq në ndërtim e sipër, pranë një kishe ortodokse pranë Butrintit. Ka nisur shqyrtimi i kësaj çështjeje", është shprehur Komisioni Evropian në qëndrimin mbi këtë çështje.
Pretendimi
Duke iu referuar deklaratës së dy europarlamentarëve grekë, agjencia "Maqedonia", shton se Komisioni Evropian ka tërhequr vëmendjen seautoritetet lokale shqiptare kanë vepruar në këtë rast pa ndjeshmërinë e duhur. Ndaj dhe komisioni ka paralajmëruar se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga çështjet kyçe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të Shqipërisë me BE-në. Ndaj dhe është kërkuar që autoritetet shqiptare të kenë një frymë më të hapur ndaj vendeve të tjera. Megjithatë, për çështjen e kryqit të Xarrës, Komisioni Evropian do të kërkojë të marrë në pyetje dhe autoritetet shqiptare. Por, duket se dhe këtë radhë pala greke po kërkon të përfitojë nga minoritetet, duke e cilësuar këtë si një çështje delikate. Kjo pasi kryqi në fjalë është ndërtuar në një nga zonat e ruajtura nga UNESKO dhe cilësohet me vlera të larta arkeologjike.
Ngjarja
Kryqi 13 metra i lartë është ngritur që në gusht të këtij viti. Kryetari i komunës së fshatit Xarë, ka deklaruar se kryqi është ndërtuar me iniciativën e priftit të fshatit dhe të kontributeve të banorëve. Policia Ndërtimore tentoi për prishjen më 15 shtator 2004, por ka ndeshur në protestën e banorëve. Sipas policisë, kryqi është ndërtuar në një zonë të mbrojtur nga UNESKO dhe është në kundërshtim me ligjet. Për të është thënë se është ndërtuar mbi një kodër, e cila njihet si varreza e lashtë e romakëve. Madje, vetë arkeologët kanë deklaruar se kjo është një shkelje e papranueshme dhe cënon historinë.