Berisha në Korçë: “Do t’i asfaltojmë të gjitha rrugët e Shqipërisë”
Vazhdimi i ndërtimit të infrastrukturës rrugore ka qenë premtimi i parë që kryeministri Sali Berisha ka vazhduar në turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Berisha premtoi se do të shtrohen me asfalt të gjitha rrugët, jo vetëm në Korçë, por në të gjithë vendin. "I kam garantuar fermerët e Korçës se nuk vij më te ju për të premtuar asfaltimin e kësaj apo asaj rruge, por për t’u zotuar se do të asfaltoj çdo rrugë në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë. Nuk ka Shqipëri europiane pa rrugë tërësisht të asfaltuara", - u shpreh kryeministri Berisha. Berisha i ka kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama, që të shkojë e të regjistrohet në krye të listës së kandidatëve të partisë së tij.
"Ne do t’i japim vendit zgjedhjet më të bukura, më të lira, më dinjitoze në historinë e tij",- vijoi Berisha. Nga Korça, ku ka zhvilluar një miting elektoral, Berisha ka premtuar zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme në histori.
1 Qershor 2009