E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Raporti i DASH konfirmon se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër trafikut

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, u shpreh dje se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore pasi është ngritur një nivel më lartë. 

“Nga një vit më parë, gjatë vitit 2008 është fakti se Departamenti i Shtetit duke bërë analizën e të gjitha masave të marra, qoftë në aspektin e parandalimit, qoftë në aspektin e trajtimit dhe rehabilitimit dhe identifikimit, qoftë në aspektin e goditjes se grupeve kriminale që merren me trafikim, ka vendosur që ta ngrejë në një grup me lart, pozitiv, Shqipërinë, nga ai që ka qenë një vit më parë. Një nga çështjet ku vlerësohet angazhimi dhe përparimi i dukshëm në fushën e luftës kundër trafikimit ka të bëjë dhe me mbrojtjen e viktimave. Dhe në raportin e DASH theksohet se në vitin 2008 qeveria e Shqipërisë tregoi përpjekje për t’u siguruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe asistence”, deklaroi ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani vlerësoi se Shqipëria me vlerësimet e këtij raporti është tashme në nivelin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërsa në lidhje me parandalimin e këtij fenomeni, Nishani vlerësoi raportin ku thuhet qarte se, “gjatë periudhës raportuese qeveria e Shqipërisë ka zbatuar një numër aktivitetesh për parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit”. Nga ana e saj zëvendësministrja e Brendshme Iva Zajmi tha se gjatë vitit të kaluar ka një rritje të aktiviteteve parandaluese mbi trafikimin si dhe vuri theksin tek angazhimet maksimale të qeverisë në këtë drejtim. “Tashmë nuk jemi vend nën vëzhgim por jemi një vend që ka bërë një progres të madh në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore”, deklaroi Zajmi. Që prej periudhës nëntor 2007, Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një numër falas që funksionon 24 orë për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit Ministria e Arsimit ka përfshirë në kutikulat e shkollave të mesme programe për rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun e trafikimit. Në vitin 2008, qeveria miratoi një plan veprimi kombëtar për luftën kundër trafikut, specifikisht adresoi çështje lidhur me trafikimin e fëmijëve. Ministria e Turizmit mori drejtimin në monitorimin e kodit të sjelljes për parandalimin e turizmit të seksit për fëmijët, ku 24 agjenci turistike e nënshkruan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›