E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Monako për krijimin e “Unionit Mesdhetar”



Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në Forumin e Crans Montanas në Monako, me temë “Drejt një Unioni Mesdhetar”. Në fjalën e tij Berisha vlerësoi iniciativën e drejtuar nga presidenti francez Nikola Sarkozi për krijimin e “Unionit Mesdhetar”, si një ridimensionim të procesit të Barcelonës. Berisha theksoi se kjo iniciativë vjen në një kohë kur Europa ka shënuar një progres të rëndësishëm në zgjerimin e saj. Kjo nismë, sipas Berishës, do të mundësojë realizimin e projekteve të propozuara në fushën e shfrytëzimit të potencialeve të energjisë diellore, të zhvillimit të infrastrukturës detare, të bashkëpunimit në mbrojtjen kundër ndotjes së brigjeve detare të vendeve mesdhetare, të sigurisë së vendeve mesdhetare, si dhe të rëndësisë së bashkëpunimit universitar ndërmjet vendeve të Bashkimit Mesdhetar. “Bashkimi Mesdhetar”, një projekt i iniciuar si një iniciative europiane nga presidenti Sarkozi, do të kontribuojë jo vetëm në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, por synon të japë kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve në rajon dhe në veçanti të konfliktit izraelito-palestinez. Ky projekt synon gjithashtu të jetë një mbështetje e fuqishme në luftën kundër terrorizmit.

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›