Drejtuesit e PD-së braktisin “shtëpinë” e demokratëve
Roja, i vetmi “zyrtar i lartë” i pranishëm në selinë blu. Drejtuesit prej muajsh nuk hapin zyrat në selinë e PD-së
Eljona Ballhysa
Një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i veshur lehtë, me një dosje blu nën krah, ndalon në oborrin përpara selisë së PD-së. Diç mërmërit ndër dhëmbë, ndërsa shikon lart në ballkonin e zbrazët ku zënë vend dy flamuj të ngulitur në cepa, një kombëtar dhe një ngjyrë blu. I drejtohet derës ku përpara i del roja që e pyet me sy të habitur se ç’kërkon aty. Ai vazhdon të flasë pa pritur përgjigjen. “S’ka njeri, i ke të gjithë nëpër ministri”. Por njeriu këmbëngul të takojë patjetër dikë, është i gatshëm të presë deri kur të vijnë, se ashtu e ka hallin. Roja ngre supet dhe thotë: “Më mirë mos prit, nuk i dihet kur vijnë”. Njeriu ul kokën dhe merr rrugën për t’u larguar andej nga erdhi. Ndërsa roja zë vend në karrigen pas portës së xhamtë dhe ngre volumin e radios, që transmeton muzikë popullore.
Atmosfera
Kjo është tabloja e një dite të zakonshme në selinë e Partisë Demokratike. Prej tre vitesh kjo godinë ka rënë në qetësi. Përveç rojës së devotshëm, në ndërtesë qëllon të gjesh punonjësen e shërbimit sanitar, dy persona të zyrës së organizimit, në fillimjavë mund të takosh dhe sekretarin Organizativ Flamur Noka dhe askënd tjetër. Portieri tregon se nuk është më si më parë, ku selia gumëzhinte nga njerëzit. Tani zyrat i gjen pothuajse bosh dhe njerëzit zënë radhë përpara dyerve të ministrive, jo më në PD. Edhe lulishtja përpara duket më e gjelbër, nuk ka më njerëz që shtriheshin në bar gjatë orëve të gjata të pritjes. Ndërsa oborri më së shumti ngjan me një hapësirë parkimi makinash. Edhe lokalet pranë selisë “qajnë” qetësinë e shurdhët. Tek-tuk ndonjë i ardhur nga rrethet qëllon të ulet në to, me shpresën për të gjetur dikë. Ndërsa në kioskat e qofteve “pazari” ka rënë në maksimum, mungojnë militantët, klientët e rregullt të tyre. Në dyert e PD-së tani vijnë të pyesin ose persona mjaft të dëshpëruar që nuk po munden të takojnë me njerëzit që i kanë votuar dhe që janë ministra apo deputetë, ose ndonjë individ, i cili ende nuk e ka të qartë se çfarë kërkon. Nga dëshpërimi trokitja e tyre në derën e PD-së është tani tërësisht pa tingull. Të gjithë drejtuesit e lartë politikë të PD-së tashmë kanë marrë “arratinë”, duke shkuar në Kryeministri dhe në Kuvend, duke e lënë thuajse bosh selinë e PD-së. Ndryshe nga muaj më parë, ku selia gumëzhinte, tani ka pllakosur heshtja e thellë. Vetëm disa portrete të irnosura nëpunësish, të cilët kanë humbur shpresat për t’u marrë me punët e shtetit, lëvrijnë nëpër korridoret e zymta të selisë. Tani shumë pak, për të mos thënë fare, ish-deputetë, deputetë, ish- drejtues të lartë, drejtues të lartë, kryetarë degësh të PD-së, militantë duken në selinë e Partisë Demokratike.
Zyrtarët
Në ndërtesën blu në qendër të Tiranës ndodhen zyrat e drejtuesve kryesorë të shtetit, ajo e kryeministrit Berisha, e nënkryetarëve Topalli e Patozi, e sekretarit të Përgjithshëm Bode, si dhe e shtatë sekretarëve të tjerë. Të gjithë këta janë të angazhuar në poste të larta drejtuese në qeveri dhe Parlament. Prej kohësh ato kanë kyçur dyert e zyrave në selinë blu, për të hapur zyrat komode në institucionet e larta shtetërore. Zyrat e tyre hapen vetëm gjatë mbledhjeve sporadike të Kryesisë. Herën e fundit që kanë ndenjur më gjatë të hapura këto dyer kanë qenë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të shkurtit të 2007-s. Që atëherë pluhuri i kohës duket se ka zënë shtresë në tryezat e tyre të punës. PD-ja i ngjan tani një selie “sikur ka rënë bomba”. Shihen qartazi gropat e para të krijuara përsa i përket drejtimit politiko-organizativ të PD-së.
Boshllëku
Midis qeverisë dhe partisë është krijuar “një vrimë e zezë”, e cila sa vjen dhe zgjerohet. Ministrat, në pjesën dërrmuese, bashkë me kalimin e tyre në qeveri, kanë marrë edhe funksionet drejtuese të partisë. Disa ministra të PD-së tani janë të bymyer nga një sërë funksionesh politike partiake dhe qeverisëse, të cilat kanë krijuar një situatë tejet konfuze. Nëse kërkon sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, duhet të shkosh në Kryeministri; nëse kërkon sekretarin për Zgjedhjet e Çështjet Ligjore, duhet të shkosh në Kuvend; nëse kërkon nënkryetaren e PD-së duhet të shkosh në Kuvend; nëse kërkon kryetarin e PD-së së Tiranës duhet të shkosh në Ministrinë e Transporteve; nëse… ka shumë “nëse”. Ja pse rojën e PD-së nuk e pyet më asnjeri se ku është iksi apo ipsiloni. Sigurisht që roja nuk mund të propozojë si zgjidhje marrjen e një vendimi politik për riorganizimin e PD-së, e cila duhet të funksionojë si parti, ndonëse nuk është më në opozitë. Pavarësisht nga kjo, roja duket se aktualisht është i vetmi funksionar në PD.
Sytë kureshtarë që mbushin oborrin gjatë mbledhjeve të Kryesisë
Oborri para selisë blu mbushet vetëm gjatë mbledhjeve të pakta të Kryesisë së Partisë Demokratike. Por për shkak se mbledhjet e Kryesisë në shumicën e rasteve janë surprizë, ata që vijë më së shumti janë kalimtarë të rastit, të cilët shohin makinat luksoze të qeveritarëve dhe shpresojnë të takojnë ndonjërin prej tyre për të qarë ndonjë hall. Por edhe në të tilla raste prania e truprojave e bën akoma dhe më të vështirë takimin me personazhet e fushatave elektorale, të cilët kur marrin pushtetin duken sikur ndryshojnë kostum.
Selia bosh që nga zgjedhjet lokale të 2007-s
Mungon gumëzhima e njerëzve dhe brohoritjet e zjarrta. Mungon valëvitja e flamujve dhe grupimet e zhurmshme. Selia fle që nga shkurti i vitit 2007. Hera e fundit kur kjo seli është mbushur plot me mbështetës, anëtarë të forumit rinor dhe anëtarë të dhjetëra forumeve të tjera, që tashmë duket sikur nuk ekzistojnë, ka qenë pikërisht koha e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në vitit 2007. Pritet që vera e 2009-s të jetë ndryshe për këtë seli. Përgatitjet për zgjedhjet parlamentare do të sjellin patjetër ndryshimin e atmosferës në selinë blu, për t’i rikthyer asaj gjallërinë e dikurshme.
28 Qershor 2008