Berisha ne OKB promovon Shqiperine ne Times Square

Kryeministri Sali Berisha është nisur këtë të dielë drejt Nju Yorkut, për të marrë pjesë në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të mbajë edhe një fjalim.
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, do të jetë i pranishëm në pritjen që do të japë Presidenti Obama për nder të delegacioneve pjesëmarrëse në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju York, Berisha do të takohet me nënsekretarin e shtetit për çështjet politike, Uilliam Burns. Kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe sipërmarrjes amerikane.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Berisha do të vizitojë bursën e Nju Yorkut, ku do të bëjë mbylljen e një prej sesioneve ditore të bursës, në Uoll Street. Kjo ceremoni do të shoqërohet edhe me transmetimin përreth një orë në ekranin që ndodhet në sheshin e Times Square në Nju York të një videoje promovuese me imazhe nga Shqipëria.