Jetimet sociale veshtiresi per ti biresuar
Nga 600 fëmijë që jetojnë në jetimore në Shqipëri, 70 përqind e tyre rezultojnë si jetimë socialë. Prindërit e tyre i kanë njohur, por kushtet e vështira ekonomike apo problemet të ndryshme sociale kanë bërë, që ata të mos i rritin vetë. Ky target grup fëmijësh është më vështirë të birësohet. Ata mund të birësohen vetëm nëse prindërit nuk kujtohen për ta për të paktën një vit. Më tej do të duhet dhe një urdhër gjykate e më pas, mund tu gjendet një familje. Ndërsa fëmijët, të cilët mund të birësohen me lehtë janë ata, të cilët braktisen sapo lindin.
“Kontigjenti më kryesor për familjet birësuese janë fëmijë jetimë biologjikë, nga ato nëna që i braktisin këta fëmijë që në momentin e parë të lindjes. Për fëmijët jetimë socialë nëse prindërit biologjikë nëse nuk kanë interes të drejtpërdrejtë me fëmijën për një vit, i përmbahemi aktit ligjor duke e kaluar dosjen e fëmijës në gjykatë. Më pas, është gjykata ajo që merr vendimin”-thotë Gazment Zita, specialist në Shërbimi Social Shtetëror.
Zita për As sqaron se familjet birësuese mbajnë kontakt të vazhdueshëm për së paku 2 vjet më inspektorët e komitetit të biresimeve. Këto familje raportojnë rregullisht atë cka ndodh me fëmijët.
“Brenda 6 muajve familja birësuese duhet të japë një informacion për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe ky informacion mesa di unë është deri në dy vjet”-theksoi Zita.
Specialisti i Sherbimit Social thotë se vitet e fundit janë familjet shqiptare ato, të cilat preferojnë më tepër të birësojnë fëmijë dhe më pak ato të huajat. Po dhe shumë të tjera po kërkojnë të përfitojnë një tjetër shërbim, atë të kujdestarisë, pra të kujdesen qoftë dhe përkohësisht për fëmijët e braktisur.
Julia Bardhushi