Klosi: Muret me gjak në SHIK
Ish-kryeagjenti shqiptar në vitet 1997-2002 u thirr dje dëshmitar për rrëmbimin dhe zhdukjen e shtetasit maqedonas, Remzi Hoxha, nga shërbimi inteligjent në vitin 1995. Fatos Klosi ka qëndruar për më shumë se 25 minuta para gjykatës, duke dëshmuar procedurat që ndiqte SHIK-u për gjurmimin e personave të dyshuar. Dëshmia e tij është dhënë me dyer të mbyllura. Burime të gazetës thanë se Klosi shpjegoi para palëve në proces se në momentin që mori detyrën në vitin 1997 ka inspektuar dhomat e shoqërimit, që sipas tij ishin biruca pa dritare dhe ka parë që ato ishin me gjak.
Seanca
Në fillim të seancës gjyqësore ish-drejtuesi i SHIK-ut kërkoi të mos kishte publik në sallë gjatë dëshmisë së tij për çështjen "Remzi Hoxha". Ai e motivoi kërkesën para trupës gjykuese me arsyetimin se nëse do të pyetej për çështje sekrete, ai do të rezervohej nëse gjyqi do të bëhej me dyer të hapura. Ndërkohë që gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të vjelë dëshminë e tij me dyer të mbyllura. Klosi shpjegoi se si funksionon Shërbimi Informativ Shtetëror duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Xhevat Hana. "Unë nuk kam gjetur asnjë dokument në zyrat e SHIK në momentin kur kam marr detyrën", deklaroi dje Fatos Klosi gjatë dëshmisë së dhënë para trupit gjykues. Ish-kryeagjenti ka zbardhur mënyrën se si procedon SHIK-u në raste të tilla dhe për çdo çështje tjetër. Më pas mësohet se Fatos Klosi i ka thënë gjykatës se ka mësuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm pasi vëllezërit e tij janë paraqitur në zyrë. "Për të zbuluar diçka rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës unë caktova një inspektor. Sigurisht që inspektori punoi disa muaj, por në fund nuk gjeti asnjë të dhënë", ka vazhduar më tej Klosi me dëshminë e tij para gjykatës. Ndonëse dëshmia nuk kishte asgjë sekrete përveç shpjegimit se si funksionin SHISH, Fatos Klosi i tha gjykatës se për të gjitha veprimet që ka kryer ka vënë në dijeni herë pas here Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës.
Asnjë dokument
Fatos Klosi mësohet të ketë thënë dje në sallën e gjyqit se mori detyrën e SHISH menjëherë pas largimit të të ndjerit Bashkim Gazidede. Por sapo ka hyrë në zyrat e SHISH ai u shpreh se nuk ka gjetur asnjë dokument që të implikojë të pandehurit në rrëmbimin apo zhdukjen e Remzi Hoxhës. Madje Klosi është shprehur se në arkivat e SHISH nuk ka pasur asnjë dosje ku të thuhej se shtetasi Remzi Hoxha është shoqëruar për llogari të agjentëve të këtij institucioni. Këtë dëshmi Fatos Klosi ka pohuar se e ka dhënë edhe më parë. Ndërsa vazhdoi duke deklaruar se ka marr takime disa herë me familjarët e Hoxhës dhe nuk ka mundur t‘i japë ndihmën e duhur. Remzi Hoxha u zhduk në rrethana misterioze në tetor të vitit 1995. Për zhdukjen e tij janë marrë të pandehur Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Asnjë prej të pandehurve nuk e ka pranuar akuzën. Arben Sefgjini në kohën kur është rrëmbyer Remzi Hoxha pranë shtëpisë së tij ka qenë në detyrën e zv/ drejtorit të SHIK. Para gjykatës, Sefgjini ka shpjeguar se nuk ka lidhje me rrëmbimin e tij, madje se nuk i kujtohet fare emri i Remzi Hoxhës. Nga ana tjetër, Avni Koldashi është shprehur se ka pas dijeni për shoqërimin e Remzi Hoxhës duke kryer edhe disa veprime, pasi ka marrë urdhër për një gjë të tillë. Më tej Koldashi i ka thënë gjykatës se nuk mund të flasë, pasi detyra e tij ishte vetëm vëzhgimi dhe në disa raste shoqërimi. Janë dhënë disa dëshmi para gjykatës, por ende nuk po zbardhet misteri i zhdukjes së Remzi Hoxhës. Askush nuk ka treguar qoftë edhe një dëshmi të vetme, se ku ndodhet trupi i Hoxhës, i kërkuar që prej 13 vjetësh nga familjarët e tij.
Prokuroria: Letra e Fatos
Klosit është provë materiale
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar dje se letra sekrete e ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, që i është dërguar Avokatit të Popullit do të jetë provë materiale në fund të shqyrtimit gjyqësor. "Letra sekrete është në dosjen hetimore. Gjatë konkluzioneve që do të kryejmë ndaj të pandehurve do ta depozitojmë në gjykatë", deklaruan burimet nga akuza. Sipas tyre, Klosi ka kryer hetime për rastin konkret. Madje nga hetimet ka rezultuar se në datën 21.10.1995, rreth orës 13:30 minuta, një grup personash civilë kanë marrë forcërisht me vete të quajturin Remzi Hoxha. Rrëmbimi është bërë në sy të punëtorëve të "Albatros", firmë që prodhonte konstruksione duralumini, ku i përmenduri ishte president. Klosi i shkruante Avokatit të Popullit se nga verifikimet e bëra rezulton se një ndër automjetet që është përdorur në këtë ngjarje, me targë TR 2449C, i takonte SHIK-ut dhe kjo makinë është tërhequr nga shefi i prapavijës së SHIK-ut të Tiranës, N.D. për nevoja operative më datë 20 mars 1995. Më pas i është dorëzuar ish-drejtorit të SHIK në Tiranë, M.H. Nga të dhënat operative konfirmohet fakti se në këtë operacion ka marrë pjesë edhe ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit, Avni Koldashi, i cili më pas e ka dorëzuar te një grup oficerësh operativë, ku ndër më kryesorët kanë qenë Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini, përkatësisht kryetar dege dhe zv/drejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë. Viktima rezulton të jetë çuar në një bazë sekrete në Vain të Lezhës, ku është trajtuar barbarisht dhe nga torturat ka vdekur. Me gjithë kërkimet intensive dhe të shtrira në kohë, nuk është bërë e mundur gjetja e vendit ku është varrosur. Nga organet e ndryshme të shtetit të asaj kohe për këtë ngjarje është mbajtur heshtje e plotë, me gjithë interesimet e vazhdueshme të familjarëve të viktimës. Në letër shkruhet se "vërejmë se rrëmbimi i Remzi Hoxhës është bërë njëherësh me rrëmbimet e dy personave të tjerë, të cilët janë: Armando Loshaj, një ish-agjent që mendohet se është zbërthyer nga shërbimet sekrete dhe Ziso Kristopulit.