E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Salzburg, në Samitin e Kryeministrave

Kryeministri Sali Berisha u nis dje për në Salzburg, për të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore. Të pranishëm në këtë samit do të jenë Kancelari i Austrisë Alfred Gusenbauer, Kryeministri i Bosnjë–Hercegovinës Nikola Spiriç, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski,Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, Kryeministri i Rumanisë, Kalin Popesku, Kryeministri i Moldovës, Zinaida Greceani etj. Në samit do të diskutohen çështje të zhvillimit dhe stabilitetit të vendeve të Evropës Juglindore, forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së dialogut mes këtyre vendeve. Gjatë këtij samiti, Kryeministri Berisha pritet të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në samit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›