Berisha në Vjenë për monitorimin e zgjedhjeve
30/03/2005 Kreu i demokratëve do të zhvillojë një takim me ambasadorët e OSBE-së
Kryterai i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur dje drejt Vjenës, ku do të marrë kontakte me përfaqësues të lartë të OSBE-së. Lideri demokrat Berisha nuk ka preferuar ta bëjë publike për mediat arsyet e takimeve të atjeshme, por burime në PD shprehen se vizita e kreut demokrat në selinë qendrore të OSBE-së ka lidhje me situatën parazgjedhore në vend. Akuzat të bëra publike nga opozita për tentativa manipulimi me anë të listave zgjedhore dhe të tjera, do jenë tema të bisedimeve mes Berisësh dhe krerëve të OSBE-së. Vizita e Berishës në Vjenë mësohet se do të jetë njëditore dhe kreu demokrat pritet të kthehet sot në Shqipëri. Sipas drejtuesve të PD-së vizitat e shpeshta të Berishës drejt Vienës, ku ndodhet dhe selia qendrore e OSBE-së, kanë si qëllim marrjen e garancisë për një monitorim sa më të rreptë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nga ana tjetër, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është parë si kusht bazë nga komuniteti ndërkombëtar për integrimin e vendit në BE. Opozita ka deklaruar se do të njohë çdo rezultat të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe të njohura nga organizmat ndërkombëtarë të monitorimit të zgjedhjeve, siç janë OSBE-ja, ODHIR etj. Ndaj dhe procesi i monitorimit të votimeve është cilësuar mjaft i rëndësishëm si dhe i nevojshëm.