UNESCO nuk është “Rambo” për Butrintin

30/03/2005 Butrinti do të mbetet në UNESCO me këtë lajm, pas shumë vërejtjeve të ashpra në keqmenaxhimin e masterplanit nga Parku i Butrintit, përfaqësuesit e UNESCO-s janë larguar nga Shqipëria dhe me këshillën që institucionet në vendin tonë duhet të ulen për të komunikuar; sugjerohet ndryshimi i statusit të Parkut Kombëtar në Park Kulturor natyror të Butrintit
Horst Gudicke
“UNESCO nuk është ‘Rambo’ që lëshon urdhra dhe ju t’i zbatoni ato. Dua të deklaroj këtu se, UNESCO nuk ka ndërmend të heqë Butrintin nga lista e pasurive të trashëgimisë botërore, ashtu siç është përfolur kohë më parë, për arsye që i përkasin të kaluarës. Në këto kushte që flasim tani, nuk ka asnjë synim nga ana jonë për një gjë të tillë”. Ky ka qenë kapaku i gjithë debatit që është bërë dje në Sarandë, pasi është publikuar në mediat shqiptare lajmi i beftë dhe i hidhur për Butrintin. Me fjalën e tij ishte përfaqësuesi i UNESCO-s, Horst Gudicke, i cili ka ulur “gjakrat” e mediumeve shqiptare, se Butrinti kishte rrezik të përjashtohej nga lista e trashëgimisë botërore. Kolegu i tij, Richard Hodges, drejtori ekzekutiv i fondacionit “Butrinti”, pati deklaruar pak ditë më parë në media, pikërisht faktin e mësipërm, duke akuzuar në intervistën e tij, drejtpërdrejtë drejtorin e Parkut të Butrintit, Auron Tare, pasi ky i fundit nuk ka realizuar me përpikmëri masterplanin e lënë nga UNESCO.
Ndërsa ishte kërkuar të bëhej një takim, i cili u realizua një ditë më parë në Sarandë. “Ne i kemi kërkuar qeverisë shqiptare të marrë në konsideratë raportet e viteve të mëparshme dhe ishte iniciativa e UNESCO-s, që ky takim të zhvillohej me synimin që të thithen mendime të reja dhe të përmirësohet diçka që ka munguar në Butrint”, kjo është deklarata që ka dhënë Horst Gudicke, përfaqësuesi i UNESCO-s, në takimin e organizuar në Sarandë, në lidhje me menaxhimin e Parkut të Butrintit.
Disa ditë më parë, Richard Hodges, drejtori ekzekutiv i fondacionit “Butrinti”, u pat shprehur në Tiranë me tone të ashpra se, Butrinti rrezikonte përjashtimin nga UNESCO për shkak të moszbatimit korrekt të masterplanit. Ndërsa, një ditë më parë, në Sarandë, Gudicke ka “justifikuar” gabimet që janë vërejtuar në menaxhimin e Parkut të Butrintit nga Auron Tare.
“Në rrugën e demokracisë që është dhe vendi juaj, është normale që të bëhen gabime. Kur të gjitha shtetet bëjnë gabime, atëherë është normale që gabime të ketë dhe në Butrint. Atje ku ka gabime ka dhe demokraci dhe, sipas mendimit tim, kjo është diçka pozitive për vendin tuaj”, ka thënë Gudicke.
Nga ana tjetër, po krejt ndryshe nga kolegu i tij, Gudicke ka vlerësuar përpjekjet e Tares në drejtimin administrativ dhe angazhimin e tij për Butrintin, si një faktor kryesor për arritjet e deritanishme. Pasi janë “mohuar” ato që janë thënë në mediat shqiptare për drejtorin e Parkut dhe mbi të gjitha për gjendjen e Butrintit, në Sarandë, pllaka është kthyer totalisht. Prap me zë të butë, Gudicke ka vazhduar me shumë diplomaci se, “besoj si Aristoteli, i cili kërkonte ta zbulonte të vërtetën me anë të debatit dhe, ne kërkojmë që mes këtij debati të nxjerrim të vërtetën dhe të përmirësojmë punën tonë për Butrintin”.
Dita e dytë e tryezës së rrumbullakët për planzhvillimin e Parkut të Butrintit, ka nisur me fjalën e drejtorit të Institutit të Arkeologjisë, Mustafa Kurkuti.
Pasi ka renditur disa nga vlerat e rralla të Butrintit, Korkuti ka bërë dhe vërejtjet e tij për punën e deritanishme, kryesisht në fushën e restaurimit dhe të gërmimeve në qytetin antik dhe se kjo pasuri ndërkombëtare duhet ruajtur nga dëmtimet dhe pakujdesitë. “Dëgjova këtu për ndërtimin e kinemasë verore, por nuk dëgjova për muzeun arkeologjik asnjë fjalë të vetme nga drejtori i Parkut. Nuk pashë perspektivë në planet e tij”, është shprehur Korkuti si vërejtje ndaj Tares.
Korkuti: Parku, jo drejtor Taren
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit të Arkelogjisë, Korkuti, është shprehur se për të drejtuar një qendër të rëndësishme monumentale dhe historike, siç është Parku i Butrintit, duhet një drejtues që të jetë arkeolog. Por në tryezën e organizuar, vërejtjen e Korkutit e ka hedhur poshtë një nga përfaqësuesit e UNESCO-s, Giora Solar. Ai tha se, “menaxhimi i punës drejtuese në një park i çfarëdolloj përmase qoftë ai, bëhet mjaft mirë dhe nga një person që nuk ka eksperiencë në fushën e arkeologjisë”.
Ndërkohë që, drejtori shqiptar i Arkeologjisë, Kurkuti, e ka shtyrë më tej debatin në këtë pikë, duke këmbëngulur në idenë e tij se, “duhet t’i jepet fund kësaj mënyre të drejtuari dhe të shohim drejt së ardhmes që na pret”.
Por ka dhe kaq vite që Instituti i Arkeologjisë shkon pas kalvarit për të ngritur një muze arkeologjik në Butrint, por ende nuk është realizuar. Duke iu bashkangjitur debatit mbi menaxhimin Korkuti është shprehur se, “ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ngritjen dhe funksionimin e muzeut të Arkeologjisë në qytetin antik, pasi duhen evidentuar vlerat e tij dhe i shikoj vlerat e planmenaxhimit si shqetësuese”.
Por, debati ka shkuar në anën tjetër, kur drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare, i është kundërvënë Korkutit, duke ia lëshuar atij gjithë barrën e vërejtjeve, se “problemet që shfaqen për rikonstruksionin dhe gërmimet janë të Institucionit të Arkeologjisë, pasi zyrës së administrimit nuk i lejohet që të kryejë restaurime apo gërmime arkeologjike”.
Më pas, në konferencë e kanë marrë fjalën përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, që luajnë një rol kryesor në hartimin dhe mbështetjen e projekteve që zbatohen në Parkun e Butrintit. Por thelbi kryesor i tyre ishte që drejtuesit e institucioneve të uleshin për të krijuar ura debati për të gjetur zgjidhje të problemeve.
Në përfundim të tryezës së rrumbullakët dyditore të organizuar në Sarandë, u vlerësua rëndësia e saj dhe u kërkua që problemet që u ngritën të jenë një hap përpara në punën e zhvillimit të mëtejshëm të vlerave kulturore dhe natyrore të Butrintit.
Giora Solar: Të ndryshojë statusi i Parkut të Butrintit
Përfaqësuesi i ICCOMS, Giora Solar, ka sugjeruar që të ndryshojë statusi i Parkut Kombëtar të Butrintit në Park kulturor natyror, ku vlerat arkeologjike të zonës të ishin nën vëmendje të veçantë. Në fjalën e tij, Solar tha se, “duhet krijuar një planzhvillim më i gjerë. Dua të theksoj këtu që pozitive do të ishte që gjithë Jugu i Shqipërisë të përfshihej në një plan zhvillimi të tillë, ku të përfshihej dhe Butrinti, gjë që, sipas mendimit tim, mund të jetë një plan efikas për të ardhmen”.
Nga ana tjetër, Solar ka ndalur pak dhe në komunikimin ndërinstitucional në Shqipëri, duke u shprehur se, “pavarësisht nga debati që shikoj këtu, mendoj se njerëzit duhet të ulen dhe të krijojnë ura bashkëpunimi për të gjetur rrugëzgjidhje për problemet, të cilat janë pozitive në ecurinë e mëtejshme”.
Sipas Solar, problemet janë të shumta dhe të përhershme, por më të rëndësishmet në këtë drejtim janë njerëzit dhe marrëdhëniet mes tyre.
Blendi Klosi: Mirëpresim vërejtjet e Monumenteve
“Vërejtjet e institucionit të monumenteve të kulturës kanë qenë me të vërtetë të vlefshme dhe ne i mirëpresim ato. Për Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, Butrinti do të vazhdojë të jetë një nga pikat më interesante të zhvillimit të ministrisë për të kontribuar në afrimin dhe mbështetjen e mëtejshme për këtë zonë të pasur, me vlera arkeologjike dhe kulturore”.
Auron Tare
“Prishja e ndërtimeve të paligjshme një vit parë, ishin një problem serioz për arkeologjinë e zonës. Një nga arritjet është dhe rikthimi i statujave të grabitura nga Parku, mes tyre statuja e Livias, e rikthyer në qytezën antike në vitin 2000. Një nga hapat pozitivë të punës së administratës së Parkut, është vlerësuar dhe ndalimi i rrënimit të vlerave kulturore me anë të rehabilitimit dhe rikonstruksionit të herëpashershëm. Devijimi i rrugës nacionale që të çon në Konispol, është vlerësuar një tjetër arritje për faktin se ka shpëtuar nga prishja një numër i konsiderueshëm objektesh antike. Një nga pikat më interesante është integrimi i komunitetit në zhvillimin e zonës, pasi parku duhet bërë pjesë e komunitetit.
Në këtë kuadër është ndërtuar një shkollë tetëvjeçare në fshatin e Vrinës, është realizuar tregtimi i prodhimeve artizanale të banorëve të zonës përreth, është mundësuar zhvillimi i xhirove me varka, ndërtimi i kinemasë verore si dhe realizimi i Festivalit teatror ”Butrinti 2000”, është shprehur drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare. Ndërsa shtimi i punës vullnetare në Park, si një element pozitiv që ka munguar deri tani, përveç disa grupeve të rinjsh nga shkolla të ndryshme të vendit dhe nga jashtë vendit që janë treguar të gatshëm për këtë nismë të re.
Përshtatja e Kalasë veneciane për vizitueshmëri ishte një tjetër fakt në planet që paraqiti drejtori i Parkut për të ardhmen dhe më saktësisht në periudhën 2005-2010.