Celibashi: Kodi nuk i garanton zgjedhjet
30/03/2005 Braho mbështet kreun e KQZ, PS dhe PD po përpiqen të fitojnë terren me të padrejtë
Deputetët e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi, ka deklaruar dje se Kodi i ri Zgjedhor rrezikon dështimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Këto komente, kreu i KQZ-së i bëri gjatë raportimit vjetor të punës së KQZ-së në Komisionin e Ligjeve. Deklarata e Celibashit ka ngjallur reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar largimin e tij nga kjo detyrë. Sipas përfaqësuesve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, kreu i KQZ-së nuk është në këtë pozicion për të komentuar ligjet e miratuara nga parlamenti.
Celibashi
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka quajtur Kodin e ri Zgjedhor si defektoz, sidomos në pikën që i jep të drejtë partive politike të ndërrojnë numëruesit e votave dy orë përpara procesit të votimit. "Unë e kam thënë dhe herë të tjera se ky kod ka defekte serioze dhe nuk garanton zgjedhje korrekte. Nuk mund të ndërrohen numëruesit e votave dy orë përpara zhvillimit të procesit, me urdhër të partive politike, në një kohë që komisionerët e qendrave të votimit janë zgjedhur që një ditë më parë dhe janë vendosur aty për t'i shërbyer ligjit. Për të arritur zgjedhje standarde kërkohet së pari, vullnet politik", tha Celibashi. Në një linjë me kreun e KQZ-së ka qenë dhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili akuzoi dy forcat e mëdha politike se po shkatërrojnë procesin zgjedhor. "Nga njëra anë është PS-ja, që kërkon ta mbajë me çdo kusht pushtetin, ndërsa nga ana tjetër është PD-ja, që kërkon ta marrë me çdo kusht atë. Unë jam shumë dakord me ato që thotë zoti Celibashi, dhe mendoj se duhet të nxjerrim të tjera akte nënligjore, që kanë të bëjnë me numërimin e votave, apo dhe me transportin e kutive të votimit", tha Braho.
Opozita
Deklarata e kryetarit të KQZ-së ka ngjallur reagimet e deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PD-së, Pal Dajçi, tha se pozicioni i kreut të KQZ është të zbatojë ligjet e miratuara në parlament, dhe jo t'i komentojë ato. Sipas tij, deklaratat e lëshuara nga kreu i KQZ-së tregojnë se Celibashi nuk është i aftë të kryejë detyrën që i është caktuar. "Kryetari i KQZ-së është në atë detyrë për të zbatuar ligjin e miratuar nga ky parlament, dhe jo për ta komentuar atë. Deklaratat e tij për dështimin e zgjedhjeve unë nuk mund t'i kuptoj ndryshe, përveçse si paralajmërim për manipulimin e zgjedhjeve, ose si paaftësi të kreu të KQZ-së për të zbatuar ligjin. Në rast se është kështu, atëherë Celibashi do të bënte mirë të jepte dorëheqjen nga detyra që ka dhe vendin e tij ta zërë dikush tjetër", tha Dajçi. Ndërkohë, dorëheqjen e Celibashit e kërkoi dhe deputeti Sali Shehu. Sipas tij, kryetari i KQZ-së është përgjegjës për shkatërrimin e procesit zgjedhor të 2001-it, si dhe për manipulimin e listave të zgjedhjeve lokale të vitit 2003.