Teatri dhe TVSH po piratojnë
30/03/2005 Letër e Hapur
Drejtuar: z.Artur Zheji
Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar
Sot (30.03.05) në orën 20.45, në Televizionin Shqiptar (TVSH) do të shfaqet pjesa teatrore “Cilindri”. Në spotin e transmetuar ditët e fundit, TVSH, e ka paraqitur produksionin e Teatrit Kombëtar si “komedi me regji të Kastriot Çipit”.
Për sa më lart, sqaroj opinionin publik se:
Vepra në fjalë nuk është komedi dhe nuk mund të interpretohet si e tillë kundër vullnetit të autorit Eduardo De Filipo.
Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të bëj regjinë e produksionit skenik të veprës, premiera e të cilit është dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar më 30 janar 2004. Për këtë qëllim kam pasur një kontratë me TK, si regjisor, e cila ka skaduar më 30 qershor 2004.
Regjistrimi TV është bërë në datat 11 dhe 12 dhjetor 2004, pa miratimin dhe pa praninë time si regjisor. Ndonëse kam këmbëngulur për rinovimin e kontratës ose nënshkrimin e një kontrate të re me TK, kjo e drejtë më është refuzuar arbitrarisht nga drejtori Kiço Londo.
E kam kundërshtuar idenë e regjistrimit TV në mënyrë të drejtpërdrejtë nga salla, pra gjatë dy shfaqjeve me publik, pasi kjo metodë e huazuar nga sporti, nuk i shkon për shtat një teatri profesionist, e aq më pak në një rast të tillë, kur në shfaqje merrnin pjesë edhe aktorë amatorë dhe kur shfaqja ishte hequr nga repertori i TK prej 9 muajsh, periudhë gjatë së cilës nuk ishin bërë as prova në skenë.
Argumentet e mia profesionale kanë hasur në arrogancën e shfrenuar të drejtorit Kiço Londo, i cili jo vetëm nuk ka dashur të arsyetojë, por më ka kërcënuar të mos paraqitem në sallën e shfaqjeve dhe ka urdhëruar regjistrimin TV pa praninë time, gjë që përbën precedentin e parë, por tepër serioz, të uzurpimit të kompetencave të regjisorit nga drejtori.
Në vijim të arrogancës së tij tipike për një sekretar partie, drejtori Kiço Londo ka cënuar edhe më tej të drejtat e mia si autor i regjisë, duke ndryshuar elementë të skenografisë dhe duke pranuar regjistrimin me një variant të vetëm (pasi varianti i parë u dëmtua nga zhurmat aksidentale të fishekzjarrëve), i cili, përveç shumë defekteve të kuptueshme në rastin e një shfaqjeje pa prova pas nëntë muajsh pushim, ka 15 minuta më pak kohë skenike.
Për këtë bashkëpunim në pirateri, mes TVSH dhe TK nuk ekziston asnjë kontratë formale. Në vitin 2003, mes këtyre dy institucioneve ka pasur disa kontrata për produksione të veçantë, në bazë të të cilëve TK i ofronte TVSH të drejta ekskluzive, pa kufizim kohor, numri shfaqjesh apo kanalesh transmetimi, në shkëmbim të 15 spoteve reklamë. Këto kontrata janë shpallur të kundraligjshme nga auditimi i kryer nga MKRS po atë vit, por drejtori Kiço Londo ka preferuar ta shkelë përsëri ligjin.
Përsa më lart, kërkoj të ndalohet transmetimi i veprës në TVSH. Në të kundërt do të kërkoj që fajtorët, TK dhe TVSH, të mbajnë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.