E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia, Shqipëria zyrtarisht në krizë

 Kur FMN dhe BERZH parashikonin rënien e fortë ekonomike gjatë pjesës së dytë të vitit 2009, zyrtarët shqiptarë rendnin të tregonin shifra optimiste për rritjen ekonomike. Dje INSTAT pranoi zyrtarisht se rritja ekonomike gjatë muajve korrik-shtator ka qenë vetëm 0.4 për qind, në krahasim me prodhimin e përgjithshëm të vendit në tremujorin e dytë. Shifra, edhe pse pozitive, është më e ulëta e të gjithë dekadës dhe më problematikja që pas muajve të krizës së vitit 1997. Sektori më i prekur, duket se është ndërtimi, ku rënia ekonomike, gjatë një viti ka arritur në 9.5 për qind. Sektori i ndërtimit, duhet theksuar se "subvencionohet" në rritje nga veprat infrastrukturore të qeverisë. Pa ndërtimin e urave apo rrugëve nga qeveria, rënia e sektorit privat do të ishte shumë më negative. Nga ana tjetër, muajt e matur nga INSTAT, janë muajt e pikut turistik për Shqipërinë. Statistikat e qeverisë për rritjen me rreth 35 për qind të aktivitetit turistik, nuk ka dhënë efektet e veta në rritjen e GDP. Duhet theksuar se pas këtij tremujori, vijnë muajt tetor-nëntor-dhjetor, të cilët janë pranuar si problematikë që tani nga qeveria. Një gjë është e sigurt. Në rast se ka pësuar rënie tremujori i tretë, atëherë tremujori i katërt ka shumë mundësi që të jetë me rritje nën zero, ose recension. Sidoqoftë, INSTAT njofton se në krahasim me tremujorin respektiv të vitit të kaluar, rritja ekonomike është 4.1 për qind. Një shifër kjo sfiduese në krahasim me recensionin tashmë dyvjeçar të vendeve të tjera të Evropës lindore. INSTAT"Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2009 u rrit me 4.1 për qind, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2008. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009, ekonomia u rrit me 0.4 për qind. Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të mëdha ishin post telekomunikacioni, transporti dhe tregtia, respektivisht me 34.3 për qind, 15.5 për qind dhe 6.4 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Degët që patën rënie në këtë tremujor, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm, ishin industria dhe ndërtimi respektivisht me -4.5 dhe -0.7 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë 2009, rritjen më të madhe e kishin degët e posttelekomunikacionit me 20.5 për qind dhe industria me 5.0 për qind. Ndërsa degët që pësuan rënie janë ato të ndërtimit me -9.5 për qind dhe shërbimet me -0.2 për qind."AnalizaShqiptarët flasin shumë në celularë dhe nuk kanë punë. Sipas INSTAT, sektori që ka rritjen më të madhe është ai i telekomunikacionit. Në pamje të parë, rritja e këtij sektori, që nuk ofron shërbim bazë por "luksi", tregon për një rritje të fortë ekonomike. Por sektori i ndërtimit, ai i cili mbante peshën kryesore të ekonomisë dhe ai shërbimeve, kanë pësuar ulje. Pra është ulur punësimi dhe aktiviteti. Edhe industria ka një ulje prej rreth 4.5 për qind në krahasim me 2008, sektor që i shtohet rritjes së papunësisë.Prodhimi i ndarë sipas degëveBujqësia: Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të 2009, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, është rritur me 2.8 për qind. Ndërkohë që krahasuar me tremujorin paraardhës të këtij viti, rritja e këtij sektori është 0.3 për qind.Industria: Grupi i industrive pësoi një rënie prej 4.5 për qind në tremujorin e tretë të 2009, krahasuar kjo me tremujorin e tretë të vitit 2008. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009, dega e industrisë pati një rritje prej 5 për qind.Ndërtimi: Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2009 u ul me 0.7 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Gjithashtu ky sektor pësoi një rënie me 9.5 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009.Tregti, Hotele dhe Restorante: Ky grup pati një rritje prej 6.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2009, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe një rritje prej 1.6 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009.Transporti: Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2009 u rrit me 15.5 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe gjithashtu pati një rritje prej 3.5 për qind ndaj tremujorit para-ardhës.Post-telekomunikacioni: Dega e post-telekomunikacionit pati rritjen më të madhe me 34.3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2009, përkundrejt tremujorit të tretë të 2008 dhe 20.5 për qind përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2009.Shërbimet: Dega e shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2009 pati rritje me 2.3 për qind, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2008 dhe një rënie prej 0.2 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›